Arrestohen autoret e grabitjes se bankes
Ka marre fund arratia e dy autoreve te grabitjes se filialit te Raiffeisen Bank ne qytetin e Vlores. Pas dy jave hetimesh dhe kerkimesh intensive policia e Vlores ka finalizuar ne oret e para te mengjesit te djeshem operacionin per kapjen e dy te dyshuarve. Lajmi eshte konfirmuar nga te dhena te policise se qytetit bregdetar gjate dites se djeshme sipas te cilave ne pranga jane vene Severus Nurce 26-vjec dhe Saimir Bubeqi 28- vjec te dy banues ne lagjen 24 Maji ne Vlore. Policia tha se arrestimi i tyre u be rreth ores 01.30 pas mesnate pas nje hetimi prej rreth 15 ditesh nga ana e Drejtorise se Policise se Qarkut Vlore. Sipas policise dyshohet se dy te rinjte me 15 shkurt te ketij viti rreth ores 1500 kane grabitur filialin e nje banke ne Vlore. Saimir Bubeqi eshte futur ne filialin Nr-3 te Raiffaisen Bank ne lagjen Rilindja dhe nen kercenimin e nje arme zjarri tip pistolete i ka marre arketares 260 000 leke dhe me pas eshte larguar me mjetin tip furgon Mercedes-Benz me targa VL 1351 C. Makina drejtohej nga Severus Nurce. Menjehere pas ngjarjes policia e Vlores do te niste menjehere hetimet per zbardhjen e saj dhe identifikimin e autoreve te grabitjes. Nderkohe gjate arrestimit dhe kontrollit mesohet se policia u sekuestroi dy te rinjve dhe nje pistolete M-54 me te cilen Bubeqi ka kryer grabitjen dy krehera me 15 cope fisheke 37.000 leke dy kapele dy pale doreza kirurgjikale 3 aparate telefonike celulare si dhe eshte sekuestruar mjeti tip furgon Mercedes-Benz. Ndaj dy te rinjve ka nisur procedimi penal per Vjedhje te arkave dhe bankave te kursimit e kryer ne kushtet e bashkepunimit dhe Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municioneve.