E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gani Demiri Une kosovari qe u arrestova nga dora e Mehmet Shehut

Historia e kosovarit qe arriti te prekte me cdo cmim Shqiperine e enderruar qe ne djep. Nata e pare pas arratisjes sfilitese mes maleve me debore ku i hyne ne dhomen e hotelit provokatoret e Sigurimit te Shtetit me origjine jugosllave. Takimi me babane pas 21 vjetesh kur ai vizitoi Tiranen dhe si doli parandjenja e tij e cuditshme se i biri do ti perfundonte ne biruce

HYRJE

Gani Ratkoceri i arratisur nga Kosova ne tetorin e vitit 1951 u dorezua ne organet e Puneve te Brendshme te Kukesit te cilat kryen formalitetet e zakonshme si per cdo person qe kerkonte atdhesim ne Shqiperi. Ne organet zyrtare te shtetit u paraqiten njerez qe dolen garant per familjen dhe qendrimin e te afermve te tij ne Kosove. Kjo beri qe Ratkoceri te kalonte disa peripeci ne kohe te pershpejtuar. Tashme ai mendonte se i ishte realizuar endrra e vjeter qe te behej qytetar i Shqiperise gje nuk ishte aq e thjeshte sa e kishte menduar. Peripecite per te filluan qe diten e pare kur e caktuan ne qytetin e Beratit ku ai do te punonte si mesues. Procedurat e shtetit komunist nuk kishin te perfunduar me nje apo dy verifikime. Mekanizmat e tij ishin te ngaterruara per Ratkocerin aq sa do te benin qe jeta e tij normale here pas here te kalonte mes stresesh dhe peripecish te cilat nuk do te kalonin pa pasoja. Megjithate ai gjen forca dhe vullnet te renditet ne radhet e intelektualeve me perspektive ku vec bekgraundit te tij arsimor kompletohet dhe me nje rreth shoqeror te admirueshem. Ne kete kohe ai kerkon dhe gjen forma e kuraje per te luftuar per te drejtat e kosovareve. Ne shume raste ne kete lufte te ndermarre arrin edhe suksese te cilat do te ndikonin shume ne vertetesine e historise kombetare dhe ne te drejtat e vellezerve te tij qe jetonin ne Shqiperi. Megjithate ai si shume kosovare te tjere nuk do te mund te dilte i paprekur nga vala e arrestimeve qe beheshin here pas here. Armik i partise dhe i pushtetit popullor ishte motivacioni i cili e plasi ne burgjet e sigurise se larte te shtetit komunist ne te cilin kishte ardhur si emigrant per tu strehuar por qe u denua me 9 vjet burg. Keto dhe shume hollesi te tjera pershkruhen pikerisht ne intervisten e meposhtme te zotit Ratkoceri te dhene per lexuesit e gazetes standard.

Zoti Gani thate se qe mengjesin e pare ne hotelin e Beratit kur shkuat me urdher te deges se Puneve te Brendshme te Kukesit u ndeshet me provokimet e para kur tre persona me origjine malazeze trokiten ne dhomen tuaj.

Eumlshte e vertete. Pa u ngritur nga krevati degjova deren qe trokiti dhe brenda hyne tre persona. Me sa kuptova ishin me origjine malazeze. Une vija nga dega e Puneve te Brendshme dhe as qe me shkonte ne mend se ata vinin me porosi te Sigurimit te Shtetit. Arsyeja e vizites se tyre ishte per te me bere te rrefehesha por nga situata kuptova me shume nga cpo ndodhte.

I mbani mend emrat e tyre

Ata quheshin Zhivko Dashovic Boshko Ivanovic dhe Stefan Perovic. Te tre te gjate dhe me prezence. Hyne brenda ne dhome dhe filluan te bisedonin duke u shtirur si vellezer te nje vendi dhe se ishin nisur per te mberritur ne Shqiperi. Ne fillim me thane se do ti kisha prane per cdo problem qe do te kisha. Pastaj me treguan per misionin me te cilin ishin ngarkuar.

Cfare ju thane konkretisht

I pari qe filloi te fliste ishte Stefani i cili me tha Ju shoku Gani jeni i ri ashtu si une. Natyrisht duke qene se jemi te rinj edhe gabojme se nuk e njohim Shqiperine dhe kjo eshte arsyeja per te cilen kemi ardhur tju ndihmojme sidomos shoku Boshko me shokun Zhivko. Ne radhe te pare duhet te dini se ketu ne Shqiperi me urdher te Komitetit Qendror eshte krijuar organizata e emigracionit jugosllav me kryetar shokun e nderuar e revolucionarin e madh Jolo Markovic. Kjo organizate ka anetaret e keshillit kudo ku ka emigrante jugosllave. Per rrethin e Beratit jane keta shoket ketu. Keshilli i organizates ka nxjerre edhe nje gazete ne gjuhen serbo-kroate ku trajton ngjarjet ne Jugosllavi dhe ne kampin komunist me ne krye Bashkimin Sovjetik te udhehequr nga shoku Stalin. Ky keshill bashkepunon me Komitetin Qendror me Sigurimin e qeverine dhe ka kompetenca te plota tek ata. Prandaj edhe ti na fol hapur per jeten tende per punen dhe mbi te gjitha na trego kush te ka derguar se ndoshta nga frika ske guxuar tia thuash Sigurimit. Ndaj na i thuaj ne tia themi Sigurimit dhe ty sdo te te ndodhe gje. Mos e merr per ofendim se keshtu me ka ndodhur dhe mua. Isha i derguar nga UDB-ja dhe pata frike tia thosha Sigurimit te Shtetit.

Cili ishte qellimi i tyre

Qellimi i tyre ishte i qarte. Kerkonin qe te thosha se me kishte derguar me mision UDB-ja.

Reaguat

Detyrimisht qe reagova pasi rrufeshem mendova peripecite qe kisha kaluar per te ardhur ne Shqiperi te cilen ne kosovaret e quanim atdheun tone kur pa u sistemuar akoma befasisht me kerkohej qe te pranoja se kisha ardhur me sherbim te djallezuar. Kjo do te thoshte se nuk me besonte askush qe kisha arritur ketu per te jetuar si ne token time dhe jo te kryeja misione sekrete. Gjithsesi nuk e mendoja ne ate moment se ata ishin derguar posacerisht nga Sigurimi i Shtetit te cilit i sherbenin. Mbaj mend se u revoltova shume jam cuar ne kembe me sy te erresuar nga inati dhe e kam goditur Stefanin me nje pellembe ne fytyre aq fort sa ai u plas perdhe. Pas kesaj dola menjehere dhe mora drejtimin per ne degen e Puneve te Brendshme te Beratit ku me kishte rekomanduar dega e Kukesit. E bera rrugen duke u menduar se si kishte mundesi qe pa u sistemuar mire ne Shqiperi te fillonin provokacionet Me keto mendime arrita ne degen e Puneve te Brendshme ku sipas porosise qe kisha marre nga Kukesi takova vet kryetarin. Mbaj mend se emrin e kishte Zylfi Saliu dhe ishte me origjine nga fshatrat e Kukesit. Pasi i shpjegova gjithe historine time i tregova edhe per ate qe me kishte ndodhur ne mengjes me mysafiret e pare ne dhomen e hotelit ku kisha fjetur.

Si ju priti kryetari i deges

Ai me priti shume mire dhe jo vetem e denoi veprimin e ndodhur ne dhomen time por me tha qe do kisha bere mire ta kisha goditur ne koke provokatorin.

Cpershtypje ju la kryetari i Deges se Brendshme

Cuditerisht i lashe pershtypje te mire. Ai jo vetem qe me priti mire por sipas porosise qe kishte marre nga Vilson Pecani i cili ishte ngarkuar nga Byroja Politike per emigracionin kosovar ne Shqiperi me ndihmoi te emerohesha mesues ne Berat.

Zoti Gani tashme eshte i njohur fakti qe ju keni bere perpjekje konkrete per te mbrojtur interesat e kosovareve. Per kete keni guxuar ti shkruanit edhe Mehmet Shehut gje qe mund te ishte me pasoja te renda per ju. Si qendron e verteta

Eumlshte e vertete nje gje e tille. Kosovaret qe vinin ne Shqiperi persekutoheshin dhe shikoheshin gjithnje me sy te dyshimte. Nuk kishin mundesi te vazhdonin shkollat e larta apo specializime se ishte ambasada jugosllave ne mes. Aty nga viti 1960 kur filluan te prisheshin marredheniet me Bashkimin Sovjetik ne Shqiperi u zbut lufta e klasave. Pikerisht ne keto momente une mendova ti shkruaja nje leter Mehmet Shehut.

Nuk patet frike se kjo mund tju kushtonte shume

E mendova por i mora parasysh pasojat. Njeriu eshte nje qenie e cuditshme qe sado frike te kete vjen nje moment ku nuk do tia dije per asgje. Kjo ndodh kur inati dhe revolta shperthejne ne te gjithe qenien e tij. Keshtu ndodhi edhe me mua.

Biseduat me njeri per tu konsultuar per ate plan

U konsultova me nje mikun im i cili quhet Ajet Haxhiu. I thashe qe ta shkruanim te dy leren ku te ngrinim te gjitha problemet dhe persekutimet e kosovareve dhe tia dergonim Byrose Politike. Ajeti jo vetem qe nuk pranoi por me keshilloi te mos merresha me veprime te tilla se do te me kushtonin shume pasi po kalonim situata te turbullta politike.

Dhe ju vazhduat planin tuaj

Une e kisha vendosur por gjithsesi nga nderhyrja e Ajetit e ndryshova disi planin. I shkrova nje leter Mehmet Shehut ku i kerkoja takim per shume probleme qe lidheshin me kosovaret. Per cudi Mehmet Shehu me ktheu pergjigje. Konkretisht ai me shkruante Shoku Gani letren tuaj e mora por jam shume i zene me pune. Me shkruaj se do te pergjigjem.

Kryeministri me shkroi ne menyre shume inkurajuese dhe vendosa qe te flisja. Skomunikova me askend madje as me njerezit e mi me te afert dhe shkrova nje faqe formati. Ne ate leter ngrita persekutimin qe u behej kosovareve ne institucionet e shtetit dhe kryesisht ne organet e Puneve te Brendshme te cilat ngrene hipoteza te tilla qe vendosin dyshimin mbi ta si agjente te UDB-se. Pastaj fola per te drejtat e arsimimit te cilat as qe jane diskutuar per kontigjentin e femijeve te ardhur nga Kosova. Dhe se fundmi ngrita problemin e Institutit te Historise ne lidhje me figura patriotike me origjine nga Kosova ku permenda disa prej tyre. I tregoja se per ta jo vetem qe nuk ishte thene e verteta por mbeshtetur ne burime serbo-ruse historianet kishin marre kuraje edhe te genjenin aq sa i benin pergjegjes per deshtime ne situata te ndryshme te historise. Pastaj me force kam ngritur ceshtjen e Lidhjes se Shkrimtareve te cilet duhej ti referoheshin edhe ceshtjes se Kosoves e cila duhet te ishte ne programet ditore jo vetem te krijuesve por edhe te botimeve te perditshme te Radio Tiranes dhe te shtypit e probleme te kesaj natyre. Kete leter e nisa me poste pa i thene askujt.

Ju ktheu pergjigje Kryeministri sipas premtimit qe ju kishte dhene

Nuk kaluan as dy jave dhe me thirri ne zyren e tij ish-ministri i Arsimit Manush Myftiu i cili ishte nderkohe edhe zevendeskryeminister. Me ate kemi diskutuar te gjitha problemet qe kisha ngritur te Kryeministri aq sa me dha kompetenca per te shkuar me autorizimin e tij ne te gjitha kampet e kosovareve dhe te diskutoja me ta te gjitha problemet qe kishin kryesisht qe te regjistroheshin te gjithe kosovaret qe kishin deshire te vazhdonin studimet. Ndermjet shume shqyrtimesh dhe perplasjesh qe pata me Manush Myftiun. Per hir te se vertetes dua te them se ai kishte interesim pozitiv edhe per shkak te rekomandimeve qe kishte marre nga Mehmet Shehu diskutova per te hapur edhe gazeten Kosova ne te cilen te permblidheshin lajmet e Kosoves. Manush Myftiu nuk e miratoi kete duke u shprehur se ishte nje ceshtje delikate te trajtohej Kosova ne kete sens.

Me pas ju u arrestuat me motivacionin e bujshem te asaj kohe Per ideologji e propagande ndaj pushtetit popullor. Ka ndikuar protesta qe bete prane organeve me te larta te shtetit komunist per ceshtjen e kosovareve

Nuk mund te flas me teper se nuk jam shume i informuar per nje veprim te tille por nga menyra se si funksiononte shteti atehere nuk jam i bindur se nuk do te jete hapur diku ne ndonje erresire dosja ime per tu plotesuar dalengadale sic ndodhte ne shume raste. Kete e kuptoj se shikoja qe gjate rruges sime si profesor here pas here hasja pengesa ne drejtim te stimulimeve morale. Me kete dua te them se megjithese kam pasur gjithnje perkrahje nga kolektivi dhe jam konsideruar nga drejtorit e shkollave te Tiranes ku kam punuar si mesues i perkushtuar asnjehere nuk jam dekoruar megjithese jam propozuar disa here. Gjithsesi mund te them se jam mbajtur here pas here nen provokimin e organeve te deges se Brendshme te cilat deri ne momentin e arrestimit kane bere qe une here pas here te mbetesha pa gjume.

Kur nisi arrestimi juaj

Arrestimi im ka nisur ne vitin 1969 ku si shume miq te mite kuptova se isha nen mbikeqyrje. Ishte nje situate qe me paralajmeronte se po shkoja drejt prangave. Nuk e dija se sa persona ishin vene per te me mbikeqyrur por me pas kam mesuar se kane qene plot 11 te cilet ishin me urdher personal te Kadri Hazbiut dhe te Fecorr Shehut. Megjithese e dija se pergjohesha ne cdo drejtim qe shkoja dhe ne cdo hap qe hidhja nuk kisha mundesi qe te mbrohesha pasi ata... ate qe kishin planifikuar do ta benin me patjeter pasi dihej qe therrisnin deshmitare te rreme te cilet nuk e kishin per gje te deshmonin ato qe kerkonte akuza. I vetmi veprim qe bera per ti shpetuar perndjekjes dhe arrestimit ishte se shkova vullnetar ne zonat e veriut duke iu pergjigjur keshtu thirrjes se partise per te punuar aty ku kishte nevoje atdheu por edhe ky veprim nuk solli gje se pikerisht aty mi vune prangat. Ne kete iniciative fillova te punoja si mesues ne fshatin Shebe te Mirdites i cili eshte plot 35 kilometra larg qytetit.

Edhe aty patet provokime

Jo vetem provokime por edhe incidente te herepashershme. Aty cuditerisht une nuk u trajtova si person qe i isha pergjigjur thirrjes se partise por si i internuar. Keshtu ne ate situate duke pasur familjen vetem ne Tirane ndenja jo pak por plot dy vjet e gjysme deri ne 10 shkurt te vitit 1978 kur me arrestuan.

Si ju arrestuan

Eumlshte nje komedi me vete qe une nuk dua ta kujtoj asnjehere. Une punoja me mish e me shpirt dhe ata me arrestuan si kriminel dhe si njeri qe i kisha bere gjithe te zezat Shqiperise. Komedia fillon kur me thirren ne zyren e operativit ku gjeta jo pak por 10 veta. Shefi i atij grupi qe une e kuptova menjehere se kishte ardhur per arrestimin tim ishte vete shefi i hetuesise se deges se Brendshme te Rreshenit Sokol Shazi. Ata me priten mire dhe me dhane edhe cigare para se te me arrestonin. Pastaj me thane nese e dija perse kishin ardhur. E di - u thashe - per te me arrestuar. Keshtu me vune prangat dhe me kaluan publikisht ne fshat. Ata do te zbatonin urdhrat qe kishin marre nuk kishin faj. Keshtu vijuan procedurat e gjyqit dhe te burgut.

Sa vjet burg bete

Pavaresisht se u denova me 9 vjet burg kam bere rreth 5 vjet pasi bera shume letra dhe kam kerkuar te drejten time per denimin qe nuk e kishin bazuar ne asnje fakt. Ne kete menyre kerkova pafajesine dhe e fitova. Kjo ndodhi pikerisht pas denimit te Mehmet Shehut Kadri Hazbiut dhe Fecorr Shehut te cilet kishin urdheruar persekutimin tim. Nga burgu dola ne fillim te majit te vitit 1983.

Gani Ratkoceri Demiri Jeta nga burgu te Mesues i Popullit

Gani Ratkoceri i njohur me mbiemrin Demiri u lind ne qershor te vitit 1930 ne fshatin Llukaxhi te komunes se Lypjanes ne Kosove. Arsimin fillor e perfundoi ne vendlindje ndersa ate te mesem ne Prizren e Peje.

Para vitit 1948 ishte mesues i thjeshte ne zonat e thella te Kosoves dhe mendonte se ndonje dite mund te prisheshin marredheniet e Jugosllavise me Shqiperine. Me parandjenjen se mund te arratisej nga vendlindja e tij e uzurpuar nga ndikimi serb ai kishte kohe qe mesonte rruget per te mundesuar mberritjen ne Shqiperi. Vite me pas ashtu sic e kishte menduar situata e jetes se tij erdhi e tille kur me te vertete do ti duhej te largohej ne menyren me urgjente. Ishte pikerisht viti 1951 kur tentoi te kryente nje atentat te bujshem pikerisht ndaj lidereve qeverises me kombesi te huaj ne zonen e Lypjanes. Rasti e solli qe jo vetem atentatin nuk mundi ta kryente por u detyrua te perballej me drejtesine me akuzen Armembajtje pa leje. Gjendja e tij ishte kritike pasi nga casti ne cast mund ti dekonspirohej edhe plani sekret per atentatin e ndermarre prandaj u detyrua te marre vendimin e prere qe ne ate kohe qe ishte vetem 21 vjec te braktiste perfundimisht familjen e tij per te kaluar kufirin me Shqiperine dhe te mberrinte ne Kukes. Ashtu sic e kishte menduar dhe planifikuar shume vite me pare itinerarin qe do te levizte ai filloi shtegtimin misterioz drejt Shqiperise. Kjo eshte pak a shume zanafilla e historise misterioze dhe shume e cuditshme e Gani Ratkocerit Demirit i cili per ti shpetuar perndjekjes se Beogradit ne vitet lsquo50 u detyrua te arratisej ne Shqiperi. Peripecite te cilat ai mendonte se do ti kalonte ne token e atdheut te tij befasisht me arritjen ne Tirane jo vetem qe nuk i kaperceu por iu shtuan. Pas kesaj ai do te detyrohej te jepte llogari para Sigurimit komunist se ishte derguar nga agjentura jugosllave per te bere lojen e zbuluesit.

Punoi nje vit ne rrethin e Beratit dhe pastaj perfundoi maturen e lene pergjysme ne shkollen pedagogjike Luigj Gurakuqi ne Elbasan. Ne vitet 1953-1957 ai kryente studimet e larta ne degen e Gjuhe-Letersise. Pas kesaj per vite te tera vazhdoi te jepte mesim ne shkollat e mesme te kryeqytetit. Ne vitin 1978 pikerisht kur ishte ne kulmin e punes se tij edukative Gani Ratkoceri arrestohet nga Sigurimi i Shtetit si Irredentist dhe denohet me 9 vjet burg Per agjitacion e propagande kunder pushtetit popullor. E vecante per figuren e tij sic tregojne bashkevuajtesit eshte se qendrimi i tij ne burg ka qene jashtezakonisht burreror ku vazhdimisht binte ne sy kuraja e madhe per te kundershtuar dhe denoncuar padrejtesite. Gjate jetes se tij shume aktive pervec mesuesise ai eshte shquar per studimet e vecanta ne fushen e historise se Kosoves. Permes botimeve te ndryshme monografike ai ka rehabilituar dhe ndricuar shume figura kombetare si Hasan Prishtina Ismail Qemali Isa Boletini Luigj Gurakuqi Dede Gjo Luli Bajram Curri Skenderbeu Hile Mosi Shote Galica etj. Ka shkruar artikuj per kryengritjet e viteve 1912 Idriz Seferi dhe Levizja Kombetare ne Kosoven Juglindore Kujtime ballafaqim me jeten Adem Selimi etj. Gani Demir Ratkoceri eshte dekoruar nga Presidenti i Republikes ne vitin 1995 me titullin e larte Mesues i Popullit.

Ne Shqiperine komuniste kosovaret konsideroheshin agjente

Kur arrita ne Shqiperine qe kisha enderruar - tregon Gani Demiri Ratkoceri - gjeta nje realitet krejt tjeter nga ai qe kisha menduar. Pavaresisht se ecja ime fillestare ne drejtim te arsimimit dhe integrimit ishte e kenaqshme serish e shikoja qarte se kosovaret shikoheshin me syrin e te dyshimtit. Ata si une qe perfundonin nga Kosova ne Shqiperi vendoseshin ne mbikeqyrje te rrepte te organeve te Sigurimit te Shtetit dhe i servirej opinionit nje sinjalizim i tille qe ata konsideroheshin si te derguar te agjentures jugosllave. Kjo bente qe ne mos shpejt ne nje kohe me te larget te gjithe vendoseshin ne pranga. I cuditshem eshte fakti se per kosovaret qe dilnin para gjyqit silleshin per ti akuzuar me shume se dy-tre deshmitare ndryshe nga vendasit qe denoheshin me nje deshmitar. Kjo behej me qellim qe kosovaret te paraqiteshin para popullit si armiq te rrezikshem.

Ratkoceri Babai kishte parashikuar arrestimin tim

Gani Ratkoceri ne lidhje me arrestimin e tij tregon nje rast teper interesant i cili ka te beje me viziten qe i ati i ka bere ne shtepine e tij ne Tirane pas 21 vjetesh pasi ishte arratisur nga Kosova. Kur erdhi im ate - tregon ai - ka qene viti 1972. Atehere isha i martuar. Gruan e kisha inxhiniere dhe kisha dy vajza te vogla. Kisha nderkohe nje shtepi te mire ne qender te Tiranes. Deri atehere kisha krijuar emrin tim te nderuar ne radhet e kolegeve te mi arsimtare te rrethit te Tiranes dhe ne institucionet e larta te shtetit. Madje kisha shoke dhe miq deri ne organet e Komitetit Qendror te Partise se Punes. Ne ate kohe kishte filluar te aplikohej disi leja per shume kosovare qe te benin vizita ne Shqiperi. Pas shume perpjekjesh te tij andej dhe te miat ketej arriti edhe im ate te siguronte nje leje tremujore. Kete lajm e pritem me nje disfraksion te vecante. Ai u surprizua nga gjendja e kenaqshme ku me gjeti. Me e vecanta ishte se ne shtepine tone gjate tre muajve qe ai ndenji nuk kane pushuar vizitat. Per tre muaj me radhe kane ardhur per te uruar dhjetera shoke miq dhe kolege. Ishte nje situate e papare per tim ate i cili rrinte i menduar. Naten e fundit qe do te rrinte ne shtepi e pyeta He babe perse po mendon Degjo or bir - me tha - ne ne Kosove kemi fis te gjere dhe shok e miq te shumte. Por e shumta vizitat e tyre mund te zgjasin vetem dy jave por kjo dere nuk pushoi asnjehere per tre muaj me radhe. Shikoj qe ke punuar mire dhe ke shoke shume dhe te mire se ketu ne nuk kemi njeri as nga Kosova dhe as nga fisi. Por ky popullaritet edhe me gezon edhe me hidheron. Mire gezimin - i thashe - se e kuptoj por hidherimin perse e ke Sepse ne te vertete kemi qeverine tone dhe partine tone por gjithe ky popullaritet qe ke krijuar do te zgjoje nervat e njerezve te keqij qe nuk na duan dhe do te bejne cmos qe te te bejne te keqen prandaj po te them qe te ruhesh biro. E verteta eshte se ashtu ndodhi. Ato fjale te tim eti i kam kujtuar naten e pare qe hyra ne qeli pasi isha denuar me 9 vjet burg.

Personalisht Mehmet Shehu Kadri Hazbiu dhe Fecorr Shehu kane urdheruar arrestimin e Ratkocerit

Pasi beri 5 vjet burg per Gani Ratkocerin u kerkua pafajesi e cila u fitua prej tij. Per kete nga redaksia e gazetes standard eshte siguruar nje dokument arkivor i Gjykates se Larte i cili eshte nenshkruar nga Aranit Cela. Ajo shkrese eshte pikerisht kerkesa qe Gjykata e Larte i ben plenumit te saj per te shqyrtuar ceshtjen e Gani Ratkocerit per te cilin duhej te rrezohej vendimi i gjykates se rrethit te Mirdites qe e kishte denuar me 9 vjet burg. Ne te konstatohet se ndaj Gani Ratkocerit jane vene plot 11 agjente per ta mbikeqyrur ne cdo hap te tij. Te gjithe ata jane vene me urdhrat personale te Kadri Hazbiut dhe Fecorr Shehut. Konkretisht ndermjet te tjerash shkruhet ...nga viti 1969 deri ne vitin 1975 Gani Ratkoceri eshte mbajtur nen kontroll te rrepte me urdher te Mehmet Shehut Kadri Hazbiut e Fecorr Shehut jo vetem si spiun i UDB-se por edhe per agjitacion e propagande...

...Dosja eshte bere me urdher te Fecorr Shehut i cili nder te tjera ka dhene porosi a te shikohet veprimtaria e ketij elementi i cili kerkon te krijoje percarje b armiqte ti godasim c elementet e keqij ti riatdhesojme...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›