Tirane pas akuzave te Dick Martyt pritet te mberrije kryeprokurori i EULEX-it
Kryeprokurori i EULEX-it Clint Williamson pritet te mberrije sot ne Tirane pas akuzave te publikuara ne raportin e ish-senatorit zvicerian Dick Marty per trafik organesh ne Shqiperi gjate luftes ne Kosove. Ne axhenden e kryeprokurorit te EULEX-it eshte parashikuar qe neser te kete nje takim me Zv.kryeministrin dhe njeheresh ministrin e jashtem Edmond Haxhinasto. Ndersa pak dite me pare shefi i Misionit te Bashkimit Europian per Rend dhe Ligj ne Kosove EULEX Xavier Bout de Marnhac i cili ishte i pranishem ne Tirane paralajmeroi se Shqiperia do te vizitohej dhe nga kryeprokurori i Eulex-it. Gjate vizites ne Shqiperise De Marnac vleresoi gadishmerine e qeverise shqiptare per nje hetim te plote te akuzave te ngritura nga ish-senatori zvicerian Dick Marty ne raportin e tij te Keshillit te Europes te dates 7 janar 2011. Nderkohe hetimet paraprake per pohimet e ish-senatorit Marty EULEX i kane nisur me 27 janar te vitit 2011.