Ganso e Neymar: Do qëndrojmë në Brazil

Nuk ëndërrojnë të luajnë në Europë, por dëshira e Neymar dhe Ganso të paktën duke dëgjuar deklaratat e tyre është që të qëndrojnë në Brazil. “Do të qëndroj në Brazil”, u ka thënë gazetarëve, 19 vjeçari i Selecaos, i cili i ka hedhur poshtë zërat se ka arritur tashmë një kontratë me Realin e Madridid.
I së njëjtës linjë është edhe Ganso: Nuk e di nëse ka ardhur ndonjë propozim, por mendimet e mia janë të përqëndruara tek Botërori i Klubeve dhe te kampionati brazilian. Të dy lojtarët kanë mbërritur edhe në San Paolo pas eleminimit të Brazilit nga Kupa e Amerikës që po zhvillohet në Argjentinë.
“Do të flas me drejtueist e Santosit. Nuk ka asgjë që mund të më ndal të largohem, por mendimet e mia janë të përqëndruara te Botërori i klubeve dhe te Kampioanti Brazilian”, u shpreh ai. Fantazisti të paktën për momentin duket se nuk ka ndërmend që të largohet nga klubi i tij.
Milani është i interesuar prej kohësh për Ganson dhe mund ta merrte në janar për një shifër më të ulët se 35 mln euro që kërkon në këtë moment Santosi. Për sa i përket Nejmar shtohen edhe më shumë dilemat. Dukej se ishte arritur akordi mes Realit dhe Santosit në bazën e 45 mln eurove. Ky realisht nuk është një lajm i mirë për Murinjon, i cili i ka kërkuar personalisht Presidentit Florentino Perez një sulmues me shumë. Duke para karakterin e tij këtë lajm Special One nuk do ta ketë pritur mirë.