Largime te Flamurtari

Tërmet katër ballësh në Vlorë. Presidenti i Flamurtarit ka vendosur të largojë katër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së tij. Daniel Xhafaj, Sabino Plaku, Bledar Devolli dhe Julian Ahmataj nuk do të luajnë më për skuadrën vlonjate. Ndaj tyre ai nuk ka bërë asnjë akuzë dhe nuk ka shpjeguar pse nuk do i mbajë në skuadër.
Shpëtim Gjika ka sqaruar se do të ndërtojë një skuadër me lojtarë të rinj e të talentuar dhe nuk ka ndërmend të shpenzojë pafund për një kampionat, që sipas tij është i prenotuar që pa filluar. Trajneri i ri Gugash Magani me shumë mundësi do të largohet dhe vendin e tij do ta zërë Shkëlqim Muça.
Flamurtari i Gjikës vitin tjetër mund t`i besojë të rinjve të talentuar që shkolla vlonjate ka ditur të nxjerrë gjithmonë. Katër lojtarët e larguar tani duhet të mendojnë për të gjetur skuadër tjetër. Katër futbollistët e larguar kanë reaguar dhe kërkojnë shpjegim nga Klubi.