Gara Obama-McCain, një në shtatë votues, i pavendosur

Votën vendimtare për presidentin e ardhshëm të Shtëpisë së Bardhë mund ta japin të pavendosurit.
Tre ditë nga gara e zgjedhjeve historike të 4 nëntorit, një sondazh i kryer nga Ap-Yahoo tregon se një pjesë jo e vogël votuesish mund të ndryshojnë mendjen në minutën e fundit.
Përqindja e të lëkundurve është rreth 14 përqind, një në shtatë votues.
Edhe pse për momentin 60 përqind e të lëkundurve mbështesin Obamën, por ka rrezik që ata edhe të ndryshojnë mendje minutën e fundit.