Tregu i makinave, prodhuesit amerikane ne krize

Shitjet e makinave amerikane arriten nivelin me te ulet ne muajin tetor dhe ndoshta me te ultin ne dy dekadat e fundit.
Ende nuk eshte e sigurte se kur do te kthehet besimi tek konsumatoret. Prodhuesit amerikane te makinave thone se shitjet jane ulur deri ne 40 perqind, duke arritur nivele qe nuk jane pare qe prej viteve ‘80, kur SHBA kishte 60 milione banore me pak.
General Motors Corp, Ford Motor Co and Chrysler LLC pritet te pesojne humbjet me te medha dhe te gjashte prodhuesit e medhenj, perfshire edhe Toyota Motor Corp, Honda Motor Co Ltd dhe Nissan Motor Co Ltd do te raportojne shitje te pakta.
Ne kete gjendje ndikoi edhe rritja e cmimit te naftes ne fillim te vitit.