E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gara çiklistike “Kampionati Kombëtar i Rrugës 2025” në Belsh, akset që bllokohen

Në kuadër të zhvillimit të garës çiklistike “Kampionati Kombëtar i Rrugës 2025” në Belsh më 20 qershor, policia ka marrë masat për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e aktivitetit duke bllokuar qarkullimin në disa prej akseve.

Akset do të jenë të bllokuara nga ora 09:00 deri në orën 12:00, ku itineraret sipas kategorive janë:

Kategoria Junior (97.6 km): Belsh – Grekan – Dragot Dumre – Kodra e Lulit

Kategoria U23/Elite (146.4 km): Belsh – Grekan – Deshiran – Dumre – Kodra e Lulit

Kategoria Kadet (73.2 km): Belsh – Grekan – Deshiran – Dumre – Kodra e Lulit

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan u bën thirrje qytetarëve dhe përdoruesve të mjeteve që të tregojnë mirëkuptim dhe të respektojnë orarin e kufizimit të qarkullimit, deri në përfundim të aktivitetit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›