Gara e Tiranës, pritet numërimi në 4 njësi
TIRANE- Fati i fituesit te Bashkise se Tiranes varet nga numerimi ne kater njesit bashkiake te mbetura ne kryeqytet. Eshte finalizuar numerimi ne 7 njesi bashkiake, konkretisht ne njsite 1, 2, 3, 4, 6, dhe 10.
Sot pritet vijimi i numerimit ne njesite 5, 9, 8 dhe 11 ne Tirane, prej nga do te vuloset edhe fituesi.
Numërimit të votavë në KZAZ-në 55, një njësinë 11 në Laprakë dhe në KZAZ-në 51, njësia bashkiake numër 8 po i vjen fundi.
Ndërkohë që deri më tani në KZAZ-në 55 kanë mbetur edhe 5 kuti për tu numëruar kandiatati i Aleancës për qytetarin Lulzim Basha kryeson me 285 vota ndaj rivalit të tij Edi Rama.
Nga numerimi i deritanishem në këtë KZAZ, kandidati i djathtë Basha ka marrë 12 201 vota, ndërsa kandidati socialist Rama ka marrë 9 902 vota.
Basha mbetet ne krye deri tani edhe në KZAZ-në 52 në njësinë bashkiake numër 8 në Tiranë. Ndërkohë që kanë mbetur edhe 5 kuti për tu numëruar kandidati i Aleancës për qytetarin Lulzim Basha ka marrë 7680 vota ndërsa kandidati i Aleancës për të ardhmen Edi Rama ka marrë 5701 vota.
Me shume interes ndiqet numerimi ne njesine bashkiake numer 5, cilwsuar si njw bastion i PS. Ketu, kandidati i Aleancës për të ardhmen Edi Rama ka marrë 11711 vota ndërsa kandidati i aleancës për qytetarin Lulzim Basha ka marrë 8604 vota.