E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kam marrë kryesimin,po pres deri votën e fundit

TIRANË- Kandidati demokrat në garë për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha ka inkurajuar numëruesit të vazhdojnë punën me transparencë e ndershmëri deri në votën e fundit.

Duke pranuar se ka marrë kryesimin e garës në Tiranë, Basha ka përsëritur vendosmërinë e tij për të pritur me durim numërimin e drejtë të saktë e pa vonesë të cdo vote.

Vota e cdo qytetari duhet të numërohet, zëri i cdo qytetati duhet të dëgjohet- tha Basha.

Sipas tij, shqiptarët duhet të krenohen me punën e palodhur të numëruesve, punë që ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit, e që vazhdon të sigurojë proces transparent e demokratik.

Trysnia që vjen nga kjo garë e gushtë nuk nduhet të ndërhyjë në detyrën e numërimit të saktë e të ndershëm të cdo vote- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›