E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajtimi i kancerit me terapine e protonit

Shifrat janë alarmante. Personat që vuajnë nga kanceri janë gjithnjë e më të shumtë në të gjithë botën.  Sipas ekspertëve, do të ketë  22 milion raste të reja deri në 2030.
 
Shumë pacientë kanë  shpresa të mëdha te terapia e protonit, një formë e përmirësuar e rrezatimit. Avantazhi i kësaj terapie është që është shumë më e avancuar sesa terapia me rrezatim X.
 
Yves Jongen është një nga pionierët në këtë fushë. Kërkuesi  dhe inxhinieri belg ndërton qendra trajtimi të kancerit në të gjithë botën dhe ai e ka vënë terapinë e protonit në dispozicion  për qytetarët. Për këtë arritje, ai është vlerësuar me çmimin europian të kërkimit.
 “U bënë 20 vjet që merrem me zhvillimin e terapisë së protonit. Terapia e protonit është vepra e jetës time. Kam kaluar me qindra orë mbi këtë pajisje, duke i ndërruar pjesët,  me qëllim që ajo të funksionojë shumë mirë dhe që ajo të jetë krejtësisht e besueshme. Pra, kjo pajisje është vërtet fëmija ime”, u shpreh kërkuesi belg.

Kur Jongen filloi të studjojë hollësisht protonit në vitet 70, për të ishte e qartë, se trajtimi i kancerit me terapinë e protonit kishte një avantazh të madh krahasuar me rrezatimin tradicional.
 

“Ja ku keni trajtimin që i bëhet sot kancerit me rrezatimin e rrezeve X. Mund të trajtohet tumori dhe  të shërohet, por dëmtohet truri. Tani shihni trajtimin me proton. Rrezatimi shkon i tëri te tumori dhe jo në tru. Pra, është një terapi shumë më e mirë”, tha ai.
 
Këtu duket se si funksionon terapia e protonit. Rrezet e protonit kalojnë në trup me një shpejtësi prej 650 km në orë. Përmes magneteve, ato mund ta detektojnë dhe ta shkatërrojnë tumorin duke dëmtuar ADN e tij
 
Kur Jongen filloi të merret me terapinë e protonit, atëherë çmimi I një terapie të tillë ishte jashtëzakonisht I shtrenjtë. Arritja e tij e parë e madhe, ishte cikloni 30 që duket këtu. Ky është prototipi që përdoret për diagnozën.
“Vështirësia që kisha në fillim ishte, që pajisja që përdorej deri atëherë për terapi të tilla ishte kaq e ndryshme, saqë asnjë s’e besonte se ideja jonë mund të funksiononte një ditë. Të tjerët kujtonin se isha i çmendur”, vlerësoi Jongen.
 
Edhe pse terapia e protonit nuk ishte aspak e afrueshme për tregun, Jongen bëri çmos që ajo të bëhej e përballueshlme për shumë pacientë me kancer.
 
 “Nëse duam ta vemë terapinë e protonit  në dispozicion të shumë pacientëve. Duhet që pajisjet të jenë më të vogla dhe më të lira. Dhe ky ciklotron bën ekzaktësisht këtë”, shtoi ai.
 
Dhe kërkesa po rritet. Ka me miliona njerëz në botë që vuajnë nga kanceri. Në qendrat e trajtimit me proton janë trajtuar tashmë 20.000 persona. Por për Jongen, çdo njeri vlen:
 
“Kur shkojmë në një qendër trajtimi me proton dhe shohim pacientët të trajtohen me një system si ky, atëherë ndihemi mirë për atë që kemi bërë. Sidomos kur shohim fëmijë që trajtohen me proton”, veçoi kërkuesi belg.
 
Asnjë s’e di se sa jetë do të shërohen nga  shpikja e Yves Jongen. Por Jongen e bëri trajtimin me proton shumë më të efektshëm për kancerin dhe të përballeushëm për pacientët. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›