Gara e forte ndermjet ekonomistit dhe juristit
Gara ne njesine bashkiake nr. 4 aktualizohet me 8 maj edhe si nje perballje mes nje stabiliteti prej tre mandatesh ne drejtimin administrativ dhe me perpjekjen e Partise Demokratike per tu rikthyer ne pushtetin lokal te kryeqytetit. Socialisti Vaid Kalaja nje ekonomist qytetar i Tiranes eshte ne detyre qe prej vitit 2000 dhe hyn ne gare per nje mandat te katert. Nga ana tjeter edhe rivali Xhura ka ne pervojen e tij njohjen e ceshtjeve administrative nisur nga puna ne Agjencine e Legalizimit dhe Urbanizmit te Zonave Informale. Merr kuptim ne kete rast edhe formimi profesional qe e ben edhe me domethenes perballjen ne njesine nr. 4. Nje gjykim paraprak ne kete sfide mund te nxirret nga fakti se njesia ne fjale perkufizohet si nje nga periferite me problematike te Tiranes e ngarkuar ne teresi me probleme te dukshme infrastrukturore. Nese keto jane zgjidhur tanime duket se nje ceshtje e hapur mbetet ai qe mund te quhet integrimi me pjesen tjeter te qytetit sa i perket sherbimeve sociale. Per kete arsye nese Kalaja kerkon nje mandat te ri ne emer te puneve te bera dhe transformimeve qe jane kryer rivali i tij duket se nuk e ka te veshtire te evidentoje probleme per sa kohe qe Tirana si nje qytet me dinamike te madhe zhvillimi e ka shume te paqendrueshem barometrin elektoral. Nje element qe duhet mbajtur ne konsiderate eshte edhe specifika e komunitetit te zones e cila mund te lexohet mire deri-diku edhe ne konfirmimin tre here rresht te Vaid Kalase.