Topi: Asnjë skenar politik nuk mund të cënojë zgjedhjet
Asnjë motiv dhe asnjë procedurë teknike apo skenar politik nuk mund të shërbejë për të cënuar vlerën e madhe të zgjedhjeve të 8 majit. Ky ishte mesazhi i kreut të shtetit Bamir Topi nga qyteti i Vlorës drejtuar të gjithë aktorëve politik në vend.
Duke iu drejtuar aktorëve politikë, kreu i shtetit theksoi se ata janë përgjegjësit kryesor për organizimin e zgjedhjeve duke bërë që procesi të zhvillohet sipas të gjitha standarteve. “Asnjë nuk i ka penguar partitë politike të korigjojnë vetveten dhe të përmisrëojnë kodin zgjedhor” theksoi më Topi.
Ai gjithashtu theksoi se janë konstatuar një sërë problemesh që karakterizojnë këto zgjedhje vendore si debatet e tejzgjatura politike, disa incidente që cënojnë ligjin dhe imazhin, mungesa e transparencës të financimit të fushatës dhe mosbarazia gjinore në përzgjedhjen e kandidatëve.