E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi PD dhe PS te ndalin Bollanon ne Himare

Reagimi

Kryetari i Partise Drejtesi Integrim dhe Unitet Shpetim Idrizi kerkoi dje qe njera partite e medha ne vend Partia Demokratike ose Socialiste te mbeshtesin ne Himare vetem nje kandidat. Sipas tij ne kete menyre do te ndalohej edhe fi torja e kryetarit aktual te Himares Vasil Bollanos. Kete deklarate kreu i PDIU-se e beri dje gjate nje takimi elektoral me qindra mbeshtetes te kesaj force politike ne Njesine numer 8 ne Tirane. Sipas tij forcat e medha duhet te tregojne se jane te medha dhe te terheqin njerin nga kandidatet ne Himare per ti dhene fund abuzimit me kete territor te Shqiperise. Pame perpara dy ditesh se ne Rivieren Shqiptare ishin mbushur muret me parulla antishqiptare qe ofendonin rende kedo qe ka ne zemer kete vend dhe ofendonin rende Himaren. Jam i sigurt se kudo ne Shqiperi e vecanerisht ne kete salle te gjithe jane ndiere te indinjuar nga ky akt. U drejtohem te gjithe atyre qe per te marre nje vote me shume bejne provokime te tilla se ne nuk do ti tolerojme deklaroi Idrizi duke shtuar se shteti shqiptar nuk duhet te rri duarkryq ne kete situate.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›