Gara e gazsjellesve

Kur duhet edhe një muaj deri në përzgjedhjen e projektit fitues te
gazsjellesit nga Kaspiku në Evropë, Kryeministri Berisha i kërkoi
konsorciumit të 'Shah Deniz' që vendimi për fituesin të bazohet në
rregullat e tregut.
Në konferencën 'Shqipëria, një model i ri zhvillimi', i cili mblodhi në Tiranë përfaqësues të projekteve më të rëndësishme në vend, Kryeministri sulmoi projektin rival 'Nabuco', ndërsa vlerësoi punën për ndërtimin e gazsjellësit 'Trans Adriatik'. "Projekti më fizibël, më ekonomik, më i strukturuar është projekti i TAP. Dua të theksoj këtu se edhe për ekuilibrat energjetike të Europës ky projekt duhet marrë me përparësi. Ndaj, 'Nabuco light', i cili është një projekt në nxitim e sipër, është një projekt që lindi nga projekti 'Nabuco big'. Me këtë nuk duhet të them se nuk duhet të ndërtohen, por koha pret. Uroj dhe shpresoj që vendimi të jetë i bazuar mbi parimet e tregut. Ne nga konsorciumi nuk kërkojmë gjë tjetër veçse respektin e plotë të rregullave të tregut", tha Berisha. Kryetari i Çështjeve Ndërkombëtare dhe Marrëveshjeve të projektit TAP Barnin Piechorowski kërkoi nga qeveria shqiptare përgatitjen e një masterplani kombëtar për gazin. 'Per te bere te mundur gazifikimin e vendit, nevojitet nje masterplan per gazin. Zhvillimi i tregjeve te reja te gazit eshte nje proces kompleks qe kërkon njohuri te thella, pasi perbehet prej shume elementesh, ku përfshihen njohurite mbi tregun dhe zhvillimi i infrastruktures, krijimi i institucioneve rregullatore, perfshirë ketu dhe kuadrin e nevojshem ligjor', tha Piechorowski. Nëse përzgjidhet fitues ndaj rivalit 'Nabuco', ky projekt shndërron Shqipërinë në nyje nevralgjike të shpërndarjes së gazit të Kaspikut dhe Azisë Qendrore drejt Evropës Perëndimore. / Top Channel