Gara e programeve elektorale, ja ofertat ekonomike të partive kryesore
E pe çfarë i tha Berisha Ramës për Kokëdhimën? Po Gjinushin e dëgjove si ja hodhi llafin Metës, për atë historinë e vjetër? Po Mediun e pe si u skuq, kur filan gazetar i kujtoi Gërdecin? Këto ditë fushate janë të mbushura me këto pyetje meskine, në stilin e një bisede të rëndomtë kafeneje, por që në fakt mbushin faqet e gazetave dhe orët e debateve televizive. Një ushtri me reporterë, gazetarë e analistë gjithfarësh, kanë një vëmendje maniake prej voyeur-i, për të gjitha llojet e detajeve personale, për gjithfarë provokacionesh të vogla e të mëdha, të pëshpëritura apo të bërtitura nga podiumet e fushatës por kanë ende pak vëmendje mbi programet me të cilat partitë normalisht do të sfidohen në zgjedhje.
Është e vështirë të gjesh sot një paraqitje të krahasuar të programeve zgjedhore të partive kryesore në garën e 23 qershorit. Gjen fare kollaj batuta të pakripa të Berishës për Skënderbeun në Lezhë, po sgjen asgjë rreth asaj që ai premton të bëjë, që Lezha të mos përmbytet, sa herë që ti teket natyrës dhe motit. Një mision për tu lavdëruar, në qasjen e krahasuar të programeve elektorale të siglave kryesore, ka bërë këto ditë projekti POP 2013 Përballja e ofertave politike. Një nismë e një numri organizatash të njohura në fushën e aktivizmit qytetar apo edhe shoqata e institute studimore. Misioni i POP 2013 është përqasja dhe krahasimi i secilës prej ofertave të partive kryesore politike, në fushat e ekonomisë, arsmit, punësimit dhe integrimit social.
Revista “Mapo” boton disa prej ofertave të PD, PS, LSI e FRD, në fushën e ekonomisë:
Partia Socialiste
- Ndryshimi i strukturës së ekonomisë, nga një ekonomi bazuar tek konsumi i mallrave të importuara, emigracioni e informaliteti në një ekonomi që bazohet tek puna dhe rritja e produktivitetit
- Një ekonomi rurale , moderne dhe produktive, që furnizon tregun e brendshëm me produkte ushqimore [të cilat deri më sot importohen] dhe gjeneron të ardhura të larta, duke përmirësuar standardet e jetesës në fshat
- Mbështetje për ata sektorëve prodhues që krijojnë vlerë të shtuar për ekonominë, nxisin punësimin dhe zgjerojnë prezencën e produkteve shqiptare në tregjet e eksportit
- Shërbime tregu që duhet të rriten në sasi dhe cilësi
- Turizmi mbetet një nga sektorët më të lënë pas dore gjatë dy dekadave të fundit. Për zhvillimin e këtij shërbimi prioritar do të shfrytëzojmë bukurinë natyrore dhe trashëgiminë kulturore të vendit
- Mbështetje e lehtësim i shërbimeve logjistike, me synim që Shqipëria të kthehet në një qendër rajonale shërbimesh, duke shfrytëzuar pozicionin tonë gjeografik në raport me Bashkimin Europian dhe vendndodhjen strategjike në kryqëzimin e rrugëve natyrale perëndim-lindje
- Ne do të ndërtojmë një shtet që shpenzon paratë me eficence dhe efektivitet
- Ne do të ulim borxhin dhe do sigurojmë që borxhi publik të jetë në parametra të kontrollueshem dhe jo barrë për brezat e ardhshëm. Është detyrimi ynë që fëmijët shqiptarë të mos e nisin jetën me këtë barrë financiare
- Rritja e të ardhurave buxhetore do të jetë pasojë e mirëadministrimit fiskal dhe uljes së evazionit fiskal dhe jo nëpërmjet rritjes së nivelit të taksave. Ne do të mundësojmë përmirësim të menaxhimit të shpenzimeve publike me synim minimizimin e shpenzimeve joproduktive.
- Angazhohemi që të përjashtojmë nga tatimi mbi vlerën e shtuar të gjitha makinertitë dhe pajisjet që importohen për nevoja të aktiviteteteve ekonomikë të sipërmarrjes.
- Për të ulur kostot e aktivitetit ekonomik në fshat dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm rural dhe punësimin angazhohemi që të heqim tatimin mbi vlerën e shtuar për imputet e bujqësisë dhe blegtorisë që importohen nga jashtë
- Do të heqim apo përgjysmojmë tatimin mbi vlerën e shtuar për disa ushqime të shportës
- Do të heqim tatimin mbi vlerën e shtuar për barnat dhe shërbimet mjekësore
- Do të reduktojmë tatimin mbi vlerën e shtuar për furnizimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë
- Partia Socialiste angazhohet të zëvendësojë taksën e sheshtë me taklsimin e ndershëm. Do të ulim taksat për 95 % të shqiptarëve duke zbatuar parimin se kush fiton më shumë do të paguajë më shumë, ndërsa kush fiton më pak do të paguajë më pak
- Gjendja e vështirë ku ndodhet biznesi i vogël në Shqipëri do të zbutet me heqjen e taksës së biznesit të vogël
- Heqja e taksës së vogël do të krijojë një mungesë të ardhurash në buxhetet e pavarura të qeverisjes vendore që të do të zëvendësohet nga zbatimi i parimit të taksave të ndara. Cdo njësi e qeverisjes vendore do të marrë një pjesë të të ardhurave që arkëtohen nga tatimi mbi të ardhurat personale i personave që jetojnë në ato territore
- Ne do të rishikojmë në mënyrë të plotë të gjithë sistemin e tarifave. Tarifat do të jenë transparente duke mbetur brenda përballimit të kostos së shërbimet që ofrohet
- Ne do të cinstalojmë sistemin e referencave
- Thjeshtimi real i procedurave tatimore. Fuqizimi dhe shtrirja masive e shërbimit dhe asistencës së tatimpaguesve me qëllim që të rrisim pajtimin e tyre me tatimet
- Eleminimi i goditjeve selektive të biznesit dhe vendosja e kontrollit dhe e verifikimit të veprimtarisë së biznesit tërësisht mbi parimin e analizës së riskut
- Përdorimi i teknollogjisë së informacionit dhe mjeteve të komunikimit, deklarimit dhe pagesës on-line për të gjitha llojet e tatimeve dhe taksave në Shqipëri
- Stabilizimi i një administrate tatimore të qendrueshme dhe profesionale si dhe investimi për trajnimin dhe kualifikimin e vijueshëm të saj në përputhje me hapat për përafrimin e legjislacionin dhe zbatimin e ndryshimeve ligjore hap pas hapi
- Angazhimi real i komunitetit të biznesit dhe konsultimi me këtë komunitet për të gjitha reformat që do të ndërmerrën në fushën e politikave dhe administrimit tatimor. Rikthimi i Komunitetit Konsultativ të Biznesit dhe Shoqatave Përfaqësuese të tij, në një partner real në konsultim dhe vendimarrje
- Do të riorganizohet administrata fiskale duke kaluar në organizimin e një Administrate të vetme Doganore dhe Tatimore e cila duke punuar si një trup unik ka mundësi të ofrojë standarte më të larta dhe profesionale
- Do ti jepet fund praktikave të ndryshimeve ligjore të shpeshta dhe të paparalajmëruara; Paketa fiskale do të jetë pjesë e buxhetit afatmesëm
Partia Demokratike
- Në krye të katër viteve, premtojme se Shqipëria,