Allajbeu: “Spitali Amerikan”taksapagues i rregullt e transparent
TIRANE- Pak ditë më parë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet një njoftimi për shtyp shprehu shqetësimin se spitalet dhe klinikat private po fshehin fitimet reale të aktivitetit të tyre duke paguar më pak taksa se sa iu takon. Madje, kjo xhiro vjetore shkonte deri nën 2 milionë lekë.
Drejtori i Përgjithshëm i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu, në një deklaratë për mediat tha se do të mbështesë çdo nismë të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të bërë publike fitimet e institucioneve shëndetësore.
Dr.Allajbeu u shpreh se “’Spitali Amerikan’ është taksapaguesi më i rregullt dhe vepron në transparencë të plotë, në kohën kur spitale të tjera private apo klinika punojnë në kushte të papërshtatshme, mes rrezatimeve dhe nuk kanë një rregullore në trajtimin dhe evadimin e mbetjeve të ngurta spitalore”.
Ai theksoi se “spitalet duhet të jenë taksapagues të rregullt dhe deklarimet e fitimeve të tyre duhet të jenë reale sepse bëhet fjalë për jetën e pacientëve dhe për një shërbim sa më efektiv shëndetësor”.
Duke deklaruar transparencën e “Spitalit Amerikan” të deklarimit të të ardhurave, Allajbeu tha se “Ministria e Shëndetësisë shihet gjithashtu si partneri kryesor dhe institucioni që është përgjegjës për të parë se në çfarë parametrash ofrohen shërbimet nga spitalet, klinikat apo laboratorët private në vend”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)