E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Fullani u kërkon partive që premtimet e tyre ekonomike të jenë me këmbë në tokë (VIDEO)

fullaniSi rrallë herë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka dalë kundër qeverisë, duke thënë se duhet një tavan i ri për borxhin publik. Sipas Fullanit, kjo masë duhet marrë duke pasur parasysh kushtet e reja në të cilën ndodhet ekonomia dhe buxheti i shtetit, si dhe faktin që vendi është në fushatë elektorale.

Por, Fullani tha se Banka e Shqipërisë nuk ka asnjë propozim se sa duhet që të jetë kufiri i borxhit publik.

Ndërkohë, Fullani, çuditërisht është ndaluar edhe tek fushata politike, duke kërkuar nga partitë politike që të jenë konstruktive në debate dhe premtimet e tyre të jenë me këmbë në tokë./b.l

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›