E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gara kryeministrore në britani, deputetët konservatorë mbajnë sot një tjetër raund votimesh

Deputetët konservatorë votojnë sërish këtë të martë për të përzgjedhur dy kandidatët që do garojnë për lider të partisë. Një nga katër kandidatët e mbetur në garë, Rishi Sunak, Penny Mordaunt, Liz Truss, dhe Kemi Badenoch do të kualifikohet këtë të martë kur të njoftohet rezultati i votimit nga deputetët.  Zoti Sunak duket se do të jetë një nga dy kandidatët që do dalin në finale, ndërkohë që tre të tjerët po luftojnë për vendin e dytë.  Kreu i komitetit të punëve të jashtme Tom Tugendhat u skualifikua pasi ishte kandidati që mori më pak vota të deputetëve gjatë raundit të tretë të votimit.

Pritet që deputetët konservatorë të zgjedhin dy pretendetët për kreun e partisë para kësaj të enjteje, pasi raundi i fundit i votimit pritet të zhvillohet të mërkurën.  Pas fushatës për kryesimin e partisë dhe postin e kryeministrit të vendit, dy pretendët do t’i nënshtrohen procesit të votimit nga baza e partisë, dhe emri i fituesit do të bëhet i ditur në datën 5 shtator.

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›