Raketat ruse godasin gjatë natës Odesën

Të paktën gjashtë persona u plagosën, duke përfshirë një fëmijë, pasi raketat ruse goditën qytetin e Odesës në jug të Ukrainës, tha të martën një zyrtar ushtarak ukrainas.
Zëdhënësi i administratës ushtarake të Odesa-s, Serhiy Bratchuk, tha në nj렠postim në Telegram se qyteti ishte shënjestruar nga shtatë raketa lundrimi “Kalibr” të lëshuara nga Deti i Zi.
Gjashtë nga raketat ruse iu shmangën mbrojtjes ajrore të Ukrainës dhe goditën zonat me një “popullsi civile”, tha Bratchuk.
Tre shtëpi dhe të paktën dy ndërtesa të tjera u shkatërruan në sulm, me dëme të raportuara në disa struktura të tjera, shtoi ai.
/rtsh.al/