Gazprom i prerë me blerësit europianë: Nuk mund të garantojmë furnizimin me gaz

Gazprom i Rusisë u ka thënë klientëve në Europë se nuk mund të garantojë furnizimin me gaz për shkak të rrethanave “të jashtëzakonshme”. Ata deklaruan se kishin shpallur forcë madhore në furnizimet, duke filluar nga 14 qershori.
E njohur si një klauzolë e “aktit të Zotit”, një klauzolë e forcës madhore është standarde në kontratat e biznesit dhe përshkruan rrethanat ekstreme që e shfajësojnë një palë nga detyrimet e tyre ligjore.
Gazprom nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm për këtë veprim. Flukset përmes tubacionit janë zero pasi rrjeti po i nënshtrohet mirëmbajtjes vjetore që filloi më 11 korrik dhe do të përfundojë të enjten.
Evropa ka frikë se Moska mund ta mbajë tubacionin të bllokuar si hakmarrje për sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë, duke rritur një krizë energjetike që rrezikon ta kthejë rajonin në recesion.
Gazprom kishte ulur tashmë kapacitetin e tubacionit në 40% më 14 qershor, duke përmendur vonesën e një turbine në punë mirëmbajtjeje në Kanada nga furnizuesi i pajisjeve Siemens Energy.
/rtsh.al/