Berisha për konfliktin në Lindjen e Mesme: Zgjidhja më e drejtë ekzistenca e dy shteteve
Zgjidhja me e drejte e konfliktit ne Lindjen e Mesme eshte ekzistenca e dy shteteve, Palestine dhe Izrael. Kete qendrim percolli kryeministri Sali Berisha ne takimin me ministrin e Jashtem të Autoritetit Kombëtar Palestinez, zotin Rijad Al-Maliki i cili po viziton Tiranen. Kreu i qeverise theksoi se Shqiperia mbeshtet zgjidhjen e konfliktit permes dialogut dhe negociatave, dhe shprehu bindjen se me perpjekjet e autoriteteve te dy vendeve, por edhe te faktorit nderkombetare do te gjendet nje zgjidhje afatgjate, ne interes te paqes.
Ministri Al-Maliki vlerësoi si të rëndësishme mbështetjen e procesit të paqes nga ana e Shqipërisë, si një vend që ka një miqësi dhe marrëdhënie shumë të mira tradicionale me të dy vendet. Gjatë takimit u diskutua gjerësisht për një thellim të bashkëpunimit në ekonomi, turizëm, tregti, arsim dhe kulturë. Kryeministri Berisha garantoi ministrin Al-Maliki për mbështetjen e qeverisë shqiptare për forcimin e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve përmes nënshkrimit të marrëveshjeve dhe hartimin e nismave me interes reciprok.
Procesi i paqes ne Lindjen e Mesme ishte ne qender edhe te bisedes ne takimin qe ministri Al- Maliki pati me ministrin e jashtem Ilir Meta. Ky i fundit ashtu si kryeministri nënvizoi mbështetjen e Shqipërisë për përpjekjet e Autoritetit Kombëtar Palestinez dhe të komunitetit ndërkombëtar për krijimin e Shtetit Palestinez, duke mbajtur në vijimësi qëndrimet e komunitetit ndërkombëtar për krijimin e dy shteteve, me qëllim vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Lindjes së Mesme. Gjate ketij takimi shefi i diplomacise shqiptare pranoi ftesen per nje vizite ne Palestine.
Bledian Koka < I mëparshmi