Shpërthim kamikaz në Kabul. 17 viktima

Të paktën 17 persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur në një sulm vetëvrasës në qëndër të Kabulit. Shpërthimi ndodhi në zonën Shar-e-Noë afër një qendre tregtare dhe një hoteli ku qëndronin shumë të huajt. Policia rrethoi zonën, ndërkohë që njoftohet se një ndërtesë aty afër është përfshirë nga zjarri. Nuk është ende e qartë se cili ishte objektivi i këtij sulmi ose kush ndodhet prapa tij, por mendohet se mes viktimave ka edhe shtetas të huaj. Ky është sulmi i dytë i madh brenda kryeqytetit afgan që nga fillimi i vitit.