E Diel, 1 Nëntor 2026

Gara për Gjykatën Kushtetuese, zbardhet lista zyrtare, publikohen emrat e 10 kandidatëve që synojnë vakancën e shpallur nga Presidenti Begaj

Presidenca e Republikës ka bërë publike sot listën përfundimtare të kandidatëve që kanë shprehur interes për t’u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese. Institucioni i Kreut të Shtetit njoftoi mbylljen e fazës së aplikimeve për plotësimin e vakancës së parakohshme, e cila u krijua zyrtarisht më datë 25 prill 2025.

Në garë për këtë post të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë janë regjistruar 10 kandidatë.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në cilësinë e organit të emërtesës, miratoi hapjen e procedurës me Dekretin nr. 387, datë 31.10.2025. Kjo lëvizje bazohet në Kushtetutë dhe në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Pas përfundimit të afatit ligjor për pranimin e kërkesave, lista zyrtare e kandidatëve që synojnë mandatin e gjyqtarit kushtetues është si më poshtë:

Alaudin Malaj

Alban Toro

Alma Faskaj Vokopola

Arta Vorpsi

Brunilda Bara

Genci Gjonçaj

Jordan Daci

Lulzim Hamitaj

Naureda Llagami

Roland Ilia

Me shpalljen e kësaj liste, pritet që procedura të vijojë me verifikimin e kritereve ligjore dhe vlerësimin profesional të kandidatëve nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), përpara se Presidenti të dekretojë emrin e ri që do të ulet në karrigen e Gjykatës Kushtetuese.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›