E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara për Kreun e Shtetit, të vegjëlit propozojnë emrat

Ndërsa partitë e mëdha po grinden për emrin e kreut të ri të shtetit, partitë e vogla kanë vendosur të flasin me vepra duke propozuar emra konkretë. Demokristianët godasin në kupolën e PD-së, duke propozuar emrin e nënkryetares Jozefina Topalli për postin e Presidentit të republikës, një emër i lakuar në media edhe si një mundësi propozimi nga vetë demokratët.

Edhe Partia Aleanca Demokratike ka propozuar zyrtarisht emrin e Presidentit të kësaj partie, Neritan Ceka, si kandidat për garën presidenciale. Për përfaqësuesin e kësaj partie Ceka i ka të gjitha shanset për të qenë një emër i mbështetur nga të gjitha palët.

Por në garën e emrave ka vendosur të hyjë edhe Partia Balli Kombëtar Demokrat. Për kreun e kësaj partie, Aleko Gjergjo dhe Hajredin Fratari janë dy kandidatë që i kanë të gjitha potencialet për të mbajtur karrigen e Presidentit të Shqipërisë.

Më të vonuara në këtë proces, duket se janë partitë e mëdha, që deri tani janë fokusuar tek procesi gjithëpërfshirës dhe tek konsultimet mes palëve për Kreun e ri të Shtetit, por pa zbuluar ende emrat e propozuar prej tyre.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›