E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia nuk e shkaktoi krizën e euros

Kostas Simitis

Greqia nuk e shkaktoi krizën me euron, shkruan gazeta “Gardian”, në artikullin e ish-kryeministrit grek Kostas Simitis dhe të ekonomistit Janis Sturnaras.

Greqia ishte shkëndija e krizës në Eurozonë, por jo shkaku i saj. Shkaku fshihet në faktin se Eurozona është union monetar i zhvilluar plotësisht, por është aleancë e paplotë ekonomike dhe fiskale i vendeve anëtare me struktura të ndryshme  me ekonomi më të pjekura në veriun evropian dhe më pak ekonomi të pjekura në jugun evropian, theksuan Simitios dhe Sturnaras.

Bashkimi Evropian nuk krijoi kornizë të përbashkët të menaxhimit ekonomik, metodë e ballafaqimit me jo-baraspeshën midis qendrës së zhvilluar dhe periferisë më pak të zhvilluar.

Bashkimi Evropian nuk punoi në mënyrë sistematike që ta stimulojë rritjen ekonomike, theksojnë në artikull Simitis dhe Sturnaras.
“Nëse kjo gjë nuk bëhet do të ketë akoma kriza”, paralajmërojnë ata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›