E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara për President në Serbi, kandidon edhe Çedomir Jovanoviç

Lideri i “Kthesës” dhe Partisë Liberal-Demokrate, Çedomir Jovanoviç, ka paraqitur kandidaturën për president dhe ka theksuar se në këtë garë sjell gjithshka çfarë ka bërë për 15 vjet.

Ai ka thënë se në “këtë luftë sjell të vërtetën se Serbia nuk mund të ecë si deri tani dhe se njerëzit e dinë dhe do ta tregojnë në këto zgjedhje”.

Jovanoviç ka deklaruar se nuk do të përsëritë ato që i dëshirojnë të gjithë qytetarët, punë, zhvillim, jetë të sigurt, por do të ofrojë të vërtetën politike, të domosdoshme për përmbushjen e nevojave të tyre, transmetojnë mediat serbe, njoftimin e partisë së tij.

Përvec Jovanoviç dhe presidentit aktual, Boris Tadiç, në garën për president të Serbisë, sipas paralajmërimeve do të garojnë edhe ministri i brendshëm Ivica Daçiç dhe lideri i Partisë Përparimtare Tomislav Nikoliç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›