Kandidati republikan Romney fiton ne tri gara

Ne Shtetet e Bashkuara ish-guvernatori i shtetit Masacusets Mitt Romney i ka drejtuar tani kritikat ndaj presidentit Barak Obama pas fitores qe arriti dje ne zgjedhjet paraprake republikane ne tre gara. Nderkohe votuesit amerikane kane filluar te krijojne nje ide se si do te ishte nje gare e mundshme Romney-Obama.
Mitt Romney po ben ceshte e mundur qe te tingelloje si njeriu qe e ka marre emerimin e Partise Republikane.
Votuesit ne Washington Maryland dhe Wisconsin e cuan zotin Romney me afer objektivit per te siguruar emerimin republikan duke i dhene tre fitore.
Zoti Romney nuk humbi kohe por menjehere i drejtoi kritikat ndaj Presidentit Obama ne ekonomi. Ai thote
Ne shoqerine e Barak Obames qe ka ne qender qeverine qeverise i duhet te beje me shume sepse ekonomia eshte denuar per te bere me pak.
Presidenti Obama ka kaluar ne ofensive duke kritikuar zotin Romney dhe mbeshtetjen e tij per buxhetin e propozuar nga republikanet ne Kongres.
Ky eshte nje kale Troje i maskuar si plan per shkurtimin e deficitit. shte nje perpjekje per te imponuar nje vizion radikal ne vendin tone.
Fushata e zotit Obama ka filluar gjithashtu te vere ne shenjester Romney-n me reklama fushate per cmimet e benzines. Zoti Romney nuk u kushtoi atyre rendesi.
Por gara republikane nuk ka mbaruar. Ish senatori Rick Santorum rivali kryesor i Romney-t i ka varur shpresat te shteti i tij Pennsylvania...
Zeri i Pennsylvanise dhe i gjysmes se popullates se vendit ende nuk eshte degjuar. - thote ai
Pra tani per tani gara republikane vazhdon.