Gara për Shkodrën/ Voton Benet Beci: Sot, koha që të flasin qytetarët

Kandidati i Partisë Socialiste për Shkodrën Benet Beci, i cili garon përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ka deklaruar se sot është dita për të folur qytetarët.
Duke folur për mediat pas votimit, Beci tha se qytetarët duhet të shkojnë të votojnë për të ushtruar të drejtën e votimit.
“Kemi folur shumë në fushatë, sot flasin qytetarët. Sa më shumë të shkojnë në kutitë e votimit. Është një ditë e bukur për Shkodrës” u shpreh Benet Beci.
/rtsh.al/