E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet/ Voton kandidati i PS për Kryetar Bashkie në Vlorë, Ermal Dredha

Kandidati i PS për Kryetar Bashkie në Vlorë, Ermal Dredha votoi pranë qendrës së votimit në Universitetin “Ismail Qemali”, ku në fjalën e tij theksoi rëndësinë e votimit si një ushtrim i të drejtës në demokraci.

Ai u shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

“Votova për ju, për demokracinë! Ju falenderoj shumë që jeni prezent sot këtu. Unë sot jam për të votuar si një qytetar i Vlorës dhe jo si një kandidat. Sepse vota është ushtrimi më i mirë i demokracisë.

Vota është misioni më i shenjtë që çdo qytetar duhet ta ketë në vëmendje sepse vetëm kështu, duke votuar mund të zgjedhim të ardhmen që duam. Unë i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Vlorës që të votojnë, të votojnë për më të mirën, të votojnë për të ardhmen e tyre”, tha Dredha.  

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›