E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara për Tiranën, rikthehet beteja PD-PS në KQZ

TIRANE- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve shqyrton sot kerkesat e PD-se dhe te PS-se per rezultatin e gares per bashkine e Tiranes.

Socialistet kane dy kerkesa ankimore, ku kerkojne shfuqizimin e vendimit te KQZ-se qe pas numerimit te votave ne kutite e gabuara nxorri fitues kandidatin demokrat Lulzim Basha.

Nderkohe, Partia demokratike kerkon vleresimin edhe te 403 vitave te tjera qe ndodhen ne 26 kuti te tjera.

Kjo kerkese pritet te rihape nje debat te ri ne KQZ, pasi behet fjale per flete votimi qe kane pasur shenja dalluese, por qe nuk jane perfshire ne rezultat, pasi jane cilesuar te pavlefshme.

Sipas kesaj kerkese, nga 26 qendra per te cilat kerkohet te hapen kutite, vetem nje pjese e tyre kane shenime specifike per fletet e kontestuara. Nje rast eshte dalja e shenjes kryq, jashte kuadratit te percaktuar, pavaresisht se kujt i eshte dhene vota nga zgjedhesi. Ne raste te tjera, eshte shenuar fjala ‘Po’ dhe jo shenja e caktuar per ta bere fleten te vlefshme.

Socialistet kundershtojne vendimin 711 te KQZ per nxjerrjen e rezultatit per kryetar bashkie. PS kerkon pavlefshmeri te vendimeve te marra nga KQZ per ndryshimin e tabelave te rezultateve te QV te KZAZ per te gjithe kete njesi vendore.

ka shtyrë për të hënen diskutimet për katër kërkesa të relatuara nga subjektet politike.

Katër kërkesat e depozituara, 2 nga Partia Socialiste, 1 nga Partia Demokratike dhe 1 nga Partia Popullore e Pensionistëve, sipas KQZ-së kanë të njëjtin subjekt, kundërshtimin e tabelës përmbledhëse dhe kundërshtimin e rezultatit për bashkinë e Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›