Manjani PS po kerkon te prishe procesin ne shenje hakmarrje per humbjen e Rames

Ylli Manjani,Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në LSI tha sot se PS kërkon të imponojë tezën e përsëritjes së zgjedhjeve.
Manjani tha se 124 786 zgjedhës të bashkisë Tiranë, kanë vendosur të nxjerrin në opozitë, për herë të parë zotin Edi Rama. Ky fakt i njohur publik, bashkë me tërbimin personal të zotit Rama, ka nxitur edhe drejtuesit e tjerë të Partisë Socialiste në një betejë për prishjen e procesit zgjedhor. Shpresa e tyre e vetme është që të imponohen publikut, institucioneve dhe opinionit ndërkombëtar me tezën e përsëritjes së zgjedhjeve. Dmth, është njësoj sikur Manchester United të kërkojë përsëritjen e ndeshjes finale të mbrëmshme vetëm sepse e humbi.
Ai tha se nuk ka asnjë një lloj vaji dhe as uthulle që të bëjë të gëlltitshim pozitën groteske të zotit Rama dhe të drejtuesve të lodhur të partisë Socialiste. Dje dëgjuam teorinë tjetër, sipas të cilës meqë numri i votave është më i madh se numri i votuesve, zgjedhjet janë të papranueshme dhe se për këtë fakt fajin e ka KQZ. Ky formulim i bërë jashtë institucioneve të shtetit është në fakt është në fakt thikë që zoti Rama kërkon të ngulë me dëshpërim në shpinën e procesit zgjedhor. Të gjitha mandatet që gjatë këtyre 20 viteve kanë fituar Si Ruci ashtu edhe Rama, ka patur mospërputhje të numrit të zgjedhësve që kanë votuar me numrin e votave që gjetura në kuti. Në këto zgjedhje ky mosrakordim është qartësisht i reduktuar.
Mnjani deklaroi se në rastin e bashkisë Tiranë gjetja e fletëve të votimit ne kutinë e gabuar e sqaron më së miri përrallën e mos rakordimit të shifrave, të cilën nuk e beson as vetë Rama. Është e vërtetë që fletët e votimit të gjetura në kutinë e gabuar janë tepër për këtë të fundit, por është gjithashtu e vërtetë se po të njëjtat fletë janë mangët në kutinë e duhur. Por PS-së nuk i intereson kjo e fundit, sepse në fakt nuk i intereson vota e qytetarëve, por vetëm fitorja e kryetarit.
Ka edhe një fakt tjetër që as Rama e as Ruci nuk e përmendin qëllimisht. Fleta e votimit është dokument zyrtar shumë i mbrojtur. Përveç elementëve të sigurisë që parashikon Kodi Zgjedhor, këtë herë me kërkesën e Partisë Socialiste, KQZ i dha të drejtë Kryetarit dhe Nënkryetares (kjo e fundit e deklaruar haptas në favor të zotit Rama) të vendosin një shenjë të fshehtë në fletën e votimit. Për asnjërën nga fletët e numëruara nënkryetarja nuk kontestoi mungesën e shenjës që e di vetëm ajo.
Prandaj dëshirojmë të ftojmë zotin Rama dhe të tjerët rreth tij, të qetësohen dhe të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë. Të pranojnë faktin se Kryetari i Partisë Socialiste doli në opozitë për herë të parë dhe ti kthehen jetës institucionale në këtë vend. Qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë nuk ja kanë për borxh as Ramës e askujt tjetër përbuzjen e vullnetit, që e shprehën qetësisht, paqësisht dhe demokratikisht më datën 8 Maj. Ky vullnet u lexua publikisht, qartësisht dhe brenda një procesi të rregullt ligjor të sigurtë dhe me integritet.
Ky shtet ka institucione, ka edhe gjykata që kanë për detyrë të trajtojnë cdo shqetësim të palëve që konkurrojnë në zgjedhje. Kushdo që ka një problem bën mirë ti paraqesë para institucioneve. Të tjerat janë pallavra që harrohen shpejt!