KQZ, nis shqyrtimin e kërkesave të PD-së dhe PS-së
Ka nisur mbledhja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ku do të shqyrtohen kërkesat e Partisë Socialiste dhe dhe Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës. Ankimimi i Partisë Socialiste në KQZ lidhet me tabelën e rezultateve të Njësisë Bashkiake numër 5 në kryeqytet.
Ky vendim u mor me katër votat e anëtarëve të djathtë të KQZ-së, ndërsa PS-ja kërkoi që më parë të shprehet Kolegji. Kërkesa e dytë e Partisë Socialiste lidhet me vendimin e KQZ-së për nxjerrjen e rezultatit përfundimtar të Bashkisë të Tiranës ku rezultoi se Lulzim Basha ka marrë 81 vota më shumë se kandidati i PS-së Edi Rama.
Ndërsa kërkesa e Partisë Demokratike kërkon rivlerësimin e votave të kontestuara në katër njësi bashkiake dhe përfshirjen e tyre në tabelën përfundimtare.