E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara për kreun e PD, Biberaj: "Humbësit" e konsiderojnë partinë pronë

TIRANË- Aleksandër Biberaj një ditë pas refuzimit të kandidimit për kreun e PD-së, shprehet se përkushtimi i tij u ndesh me murin e arrogancës.

Në një postim në faqen e tij personale në “Facebook”, Biberaj hedh akuza ndaj drejtuesve të PD, që cilët sipas tij e konsiderojnë partinë pronën e tyre. 

Zoti Biberaj, themelues edhe i Partisë Demokratike, edhe i FRD-së, vlerësoi se drejtuesit e PD do të dëmtojnë të ardhmen e partisë. 

POSTIMI I PLOTE
"Deshiroj te falenderoj nga zemra te gjithe ata mijera anetare dhe simpatizante te PD-se te cilet me inkurajuan dhe me mbeshteten per te kandiduar per kryetar te PD-se. Natyrisht qe ky vendim per mua nuk ishte i lehte! Mora vendimin e kandidimit, duke pasur parasysh, jo thjesht merzitjen dhe zhgenjimin e demokrateve pas humbjes se thelle te 23 qershorit, por me teper nevojen per bashkim me qellim ngjalljen e shpreses dhe besimit. Me shpalljen e kandidimit mora te gjithe pergjegjesite e mia qytetare dhe patriotike perpara demokrateve, shqiptareve dhe vendit tim. Fatkeqesisht deshira, vullneti dhe perkushtimi im ndeshen ne murin e arrogances se KOLLTUKOFAGEVE qe i shkaktuan demokrateve humbjen e 23 qershorit. Keta humbes te medhenj vazhdojne akoma ta konsiderojne PD-ne si pronen e tyre me te drejten e trashegimnise mbi te. Qendrimi i metejshem i ketyre kolltukofageve ne krye te PD-se, do ta demtoje rende imazhin dhe te ardhmen e PD-se. Qe nga viti 2008 e kam ngritur disa here zerin ne forumet e PD-se por edhe publikisht duke paralajmeruar per fenomenet negative qe po shfaqeshin ne qeverisjen e PD-se, por askush nuk mori vesh, dhe ja ku erdhi humbja e 23 qershorit, per te cilen realisht jemi te gjithe te brengosur. Pavaresisht vendimit te sotshem te kryesise qe humbi zgjedhjet, mosha ime, pervoja, vullneti, idealizmi, ndershmeria dhe perkushtimi, me lejojne, me inkurajojne dhe me bejne optimist per vazhdimin e karrieres politike ne sherbim te Shqiperise dhe shqiptareve. Jam futur ne politike me vullnetin tim te lire me 8 dhjetor te vitit 1990 ne moshen 23 vjecare, dhe jam i sigurte se do te jem per nje kohe te gjate ne politike per te vazhduar kontributin tim per Shqiperine. E dua vendin dhe popullin tim. Jam optimist per te ardhmen".

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›