E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulja e kriminalitetit në vend, kreu i PS-së Rama takon Adriatik Llallën

rama-llalaTiranë- Pas takimit që zhvilloi paradite me presidentin Bujar Nishani, kreu i PS-së, Edi Rama, ka zhvilluar sot pasdite një tjetër takim dhe këtë herë me kryeprokurorin Adriatik Llalla. Takimi nisi rreth orës 18:00 dhe zgjati pak më shumë se një orë.

Pak minuta më pas Rasma nëpërmjet një shkrimi në Twitter u shpreh se u bisedua për kriminalitetin në vend

Me Prokurorin e Përgjithshem për tematikën e bashkëpunimit institucional dhe influencën e krimit mbi vendin. Takim pozitiv,- shkruan Rama.

Ky është takimi i parë mes tyre pas 23 qershorit, pasi tashmë Rama do të jetë edhe kryeministri i ardhshëm i vendit.

Më herët Rama takoi kreun e shtetit Nishani, ku sipas Ramës u bisedua për bashkëpunimin institucional dhe tranzicioni i pushtetit pa probleme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›