E Diel, 1 Nëntor 2026

Gara per shtetet që (s)na kanë njohur

Nota verbale për njohjen e Kosovës nga El Salvadori nuk ka ardhur asnjëherë, duke e bërë kështu edhe këtë njohje jo pak diskutabile si disa të tjera deri më tash.

Ministria e Jashtme ja ka konfirmuar indeksonline se dokumenti zyrtar për njohjen nuk ka ardhur asnjëherë, mirëpo sipas Artan Behramit, zëdhënës në këtë ministri, kjo nuk nënkupton rrezik për këtë njohje.

“Qeveria e El Salvadorit ka marrë vendim që ta njeh Republiken e Kosovës më 29 qershor 2013, dhe Ministria e Punëve të Jashtme ka marr konfirmimin nga Ambasada e këtij shteti në OKB. Meqë shumica e shteteve të Amerikës Latine, aktin e formalizimit të vendimit për të njoftë një shtet e bëjnë përmes vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, shumë shpejt pritet që Ministri Enver Hoxhaj ta vizitojë El Salvadorin dhe të vendosen marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet. Njejtë ka ndodhur edhe me Guajanen. Së pari qeveria e Guajanes ka marrë vendim për njohje, pastaj Ministri Hoxhaj, pat udhëtuar për marrëdhënie diplomatike. Të njejtën rrugë diplomatike do ta ndjekim edhe në rastin e El Salvador”, ka thënë Behrami për Indeksonline.

Sidoqftë, burime brenda qeveritare thonë se deklarimet për njohje të tilla pa notë verbale bëhen me nguti vetëm për të fituar meritaapo frika se dikush tjetwr po i merr ato. Një zyrtar qeveritar duke folur në kushte anonimiteti është shprehur i paknaqur me faktin se "lufta e gjelave" kryesisht në mes Pacollit dhe Hoxhajt po i sjell telashe jo vetëm qeverisë.

Aq më tepër që zyrtarët kosovarë që janë përgjegjës për politikë të jashtme po nguten me publikimin edhe të njohjeve nga shtete që nuk janë stabile dhe gjithcka mund të ndryshojë brenda natës.

I pari që foli për një njohje të re pa e thënë se fjala është për El Salvadorin ishte ministri, Enver Hoxhaj përmes profilit të tij në rrjetin social, tëitter.

Më vonë, një pjesë e madhe e mediave, duke u mbështetur në burime brenda MPJ raportuan se fjala është për El Salvadorin. Ministri Hoxhaj më pas tha që pas dy dite, që më sakt i binte ditë e hënë, njohja e re do të zyrtarizohej.

Deri më tash i vetmi "zyrtarizim" është komunikimi oral i kësaj njohje te dy ambasada të Kosovës, asaj në Shba dhe Francë nga zyrtarë të El Salvadorit.

Zëdhënsi i MPJ-së Artan Behrami, derisa këmbëngulë se shtetet e Amerikës Latine nuk praktikojnë dërgimin e notave verbale, thotë se Ministri Enver Hoxhaj shumë shpejt pritet të vizitijë El Salvadorin, për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

“Na kanë njohur si shtet, apo s’na kanë njohur?”, janë këto dilemat e shpeshta edhe të qytetarëve tanë. “Me” apo “Pa” notë verbale, diplomatët kosovar e konsiderojnë njohje zyrtare të cilit do shtet që shpreh vullnet për njohjen e Republikës së Kosovës.

“Pështjelltë është ka shkon, po më duket se me Pacollin dicka po bëjnë gara. Sdi pse me mashtru popullin palidhje”, ka thënë Fitim Krasniqi, banor i Prishtinës.

Jo i habitur nga diplomacia vendase, shprehet edhe Avni Ejupi. Sipas tij, kjo nuk është hera e parë, andaj nuk e habit një lajm i tillë.

“Po janë mësuar këta tashmë. Nuk di se pse gënjejnë, tek e fundit na ka njofto, s’na ka njofto. Kurgjo kërkujt. Pse me dezinformu popullin? E kotë.”, ka theksuar Ejupi.

Në anën tjetër, MPJ paraljmëron njohje të reja,. Zëdhënësi i kësaj ministrie, Artan Behrami ka bërë të ditur se për një periudhë shumë të shkurtër Kosovën, do ta njohin edhe tri shtete të tjera. Disa në në botën arabe, dhe të tjerat në Afrikë dhe Ametikë Latine”./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›