SHBA, Berisha merr pjesë në samitin e NATO-s, në kthim pritet të flasë për presidentin
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha u nis sot për në Çikago (SHBA), ku do të marrë pjesë në Samitin e 25-të të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO), i cili do të zhvillohet në 20 dhe 21 maj, në nivel të kryetarëve të shteteve dhe qeverive.
Në një deklaratë të pak ditëve më parë kreu i qeverisë i pyetur për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri u shpreh se do flasë pas samitit të Çikagos dhe në kthim pritet të zbulohet ndoshta kandidatura zyrtare e mazhorancës për këtë post.
“Mendjen e keni tek ethet presidenciale, se tani kanë zbritur edhe në nivele analistësh, gazetarësh. I përshëndes, se nuk ka ëndërr më të bukur se ëndrra presidenciale në politikë. Por, unë e kam vendosur do të merrem me këtë çështje pasi të kthehem nga samiti i Çikagos, që do të ketë në qendër probleme shumë të rëndësishme”, u shpreh Berisha.
Delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Sali Berisha dhe në përbërje të tij janë zv/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Në ditën e parë të punimeve, të cilat do të hapen nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, Kryeministri Berisha do të marrë pjesë në sesionin e hapjes së mbledhjes së Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC). Gjatë këtij sesioni do të përkujtohen ushtarakët e NATO-s të rënë në krye të detyrës gjatë operacioneve të Aleancës.
Në sesionet në vijim, Kryeministri Berisha, bashkë me liderët e tjerë të vendeve anëtare të Aleancës, do të marrë pjesë në punimet e takimeve dedikuar Afganistanit dhe zhvillimit dhe forcimit të kapaciteteve të Aleancës. Në sesionet e Samitit do të marrin pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti i Këshillit të BE-së, Presidenti i Komisionit të BE-së, etj.
(el.me/BalkanWeb)