Gara presidenciale mes republikaneve ne Ilinoi

Kandidati republikan per president Mitt Romney duket se ka nje mbeshtetje me te madhe se sa rivali i tij kryesor Rick Santorum ne shtetin e Ilinoit ku sot zhvillohen zgjedhjet paraprake. Sipas anketave te opinionit zoti Romney gezon nje mbeshtetje prej 15 per qind me te madhe se zoti Santorum. Ilinoi ka 54 delegate dhe nje fitore per zotin Romney do ti jepte atij nje shtytje te rendesishme. Ish guvernatori i shtetit Massachusetts ka siguruar tashme 521 delegate krahasuar me 253 delegate per zotin Santorum. Dy kandidatet e tjere Newt Gingrich dhe Ron Paul jane shume me mbrapa. Qyteti me i madh ne Ilinoi ikagoja ka nje bllok te madh votuesish dhe popullata ne zonat rurale me konservatore te ketij shteti mund te luajne nje rol te rendesishem ne percaktimin e fituesit. Sic vihet ne dukje ne materialin ne vazhdim ekonomia dhe shpenzimet qeveritare jane ceshtjet me shqetesuese per votuesit ndersa ata shkojne ne qendrat e votimit.
Ne dyqanin e tij te vogel ne nje prej rrugeve kryesore ne qender te qytetit Pontiac ne Ilinoi Jon Sear riparon kompjuterat.
Ai thote se biznesi i tij bazohet mbi nje parim kryesor.
Ne biznes nuk mund te kesh deficit shfrytezon cdo mundesi qe te vjen shpenzon brenda buxhetit dhe jo me shume. shte nje logjike e thjeshte.
Zoti Sear thote se kjo logjike e thjeshte mungon tek qeveria e shtetit te Ilinoit ku sipas perllogaritjeve deficiti buxhetor e kalon shifren e 11 miliarde dollareve.
Ndersa kandidatet republikane per president benin fushate ne gjithe shtetin buxheti ne veshtiresi i Ilinoit dhe shpenzimet e qeverise federale jane shqetesuese per shume votues si zoti Sear dhe gruaja e tij Amy.
Shqetesohem sepse nuk e kuptoj se si shtimi i shpenzimeve do te permiresoje gjendjen ekonomike kur duket se kjo ka nje efekt te kundert. Si qytetare mua me duhet te paguaj te gjitha detyrimet financiare ne jete prandaj do te doja qe edhe qeveria te beje te njejten gje.
Sipas anketave te opinionit ne Ilinoi ish guvernatori i shtetit Masacusets Mitt Romney gezon mbeshtetje me te madhe se sa ish senatori Rick Santorum. Nderkohe qe zoti Romney mund te fitoje me lehtesi mbeshtetjen e grupeve te medha te votuesve te moderuar republikane te ikagos Rick Santorum ka te ngjare te fitoje ne zona ne periferi te qytetit si ne qytetin Pontiac me popullsi prej 12 mije banoresh.
Ne zgjedhjet e meparshme zoti Santorum ka theksuar ceshtjet shoqerore si qendrimi i tij kunder legalizimit te abortit per ta ndihmuar ate qe te fitoje me shume mbeshtetje se sa zoti Romney nga votuesit konservatore.
Por Jon Sear thote se ne Ilinoi nuk funksionon keshtu.
eshtjet shoqerore jane te rendesishme por ceshtjet buxhetore jane edhe me te rendesishme.
Jim McConoughey eshte drejtor ekzekutiv i organizates Heartland Partnership e cila perpiqet te nxise zhvillimin ekonomik ne rajonet qendrore te shtetit.
Mendoj se ceshtjet shoqerore jane te rendesishme per shume njerez por te gjithe duam qe fqinjet tane te punojne dhe qe te hapen vende pune per femijet tane.
Dhe kjo eshte arsyeja kryesore qe Amy dhe Jon Sear jane kaq te shqetesuar rreth se ardhmes.
Kur ke femije fillon te shqetesohesh se si do te jete jeta per ta kur te rriten Sa keq mund te jete per ta dhe a do te jetojne ata ne nje vend ashtu sic u rritem ne e te jene ne gjendje te krijojne familjen e tyre
Jon dhe Amy Sear mendojne se Rick Santorum ka zgjidhjet me te mira per keto shqetesime dhe duan qe ai te zgjidhe problemet ekonomike te vendit ne menyre qe Jon te mund te vazhdoje riparimin e kompjuterve profesion ky qe mban qytetin dhe familjen e tij ne biznes. Mbetet per tu pare nese nje numer i mjaftueshem republikanesh te Ilinoit jane te ketij mendimi apo nese ata mendojne se Mitt Romney eshte zgjedhja me e mire per te zgjidhur problemet ekonomike te vendit.