E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, vrasësi i hebrenjve ka filmuar krimin?!

Ministri i Brendshëm i Francës, Klaud Gueant, tha se autori i vrasjes së katër personave në shkollën hebraike në Tuluz, mund ta ketë filmuar krimin.

Ai ka cituar dëshmitarët të kenë thënë se personi i armatosur ka mbajtur një kamera  gjatë sulmit në shkollë.

“Të gjithë dëshmitarët kanë thënë se ai ka qenë shumë i ftohtë, i vendosur... Fakti se ka filmuar aktin e tij për ta parë atë sërish ose për ta transmetuar, i konfirmon këto ndjenja”, ka thënë Gueant.

Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, ka vendosur rajonin jugperëndimor të vendit nën alarm, pas sulmeve të së hënës në shkollën hebraike.

Në komentet e tij publike, Sarkozi ka thënë se duket qartë që ngjarja në qytetin e Tuluzit ka qenë e natyrës anti-semitike.

Familjet e viktimave kanë kërkuar që ato të varrosen në Izrael.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›