Gara republikane ne prag te zgjedhjeve ne Karolinen e Jugut

Gara per te siguruar emerimin e Partise Republikane si kandidat ne zgjedhjet e ardhshme presidenciale ka kaluar ne nje numer peripecish ndersa kandidatet pergatiten per zgjedhjet ne Karolinen e Jugut. Guvernatori Rick Perry u terhoq nga gara dhe shprehu mbeshtetje per kandidatin Newt Gingrich nderkohe qe zoti Gingrich u perball me akuza te reja per probleme personale gjate marteses se dyte. Ai i ka hedhur poshte akuzat e ngritura nga ish-bashkeshortja e tij.
Paul Hines nga Teksasi terheq mjaft vemendje me makinen e tij Plymouth Prowler model i vitit 1999. Kete radhe ai ka ardhur ne nje aktivitet ne Karolinen e Jugut ne mbeshtetje te kandidatit te tij Newt Gingrich.
E kam lyer edhe me pare makinen. Kjo mund te jete hera e dhjete. Ne fillim e kisha lyer ne mbeshtetje te Rick Perry-t por ai sdoli mire. Me pas dola ne mbeshtetje te Herman Cain por ai u terhoq nga fushata. Tani mbeshtes Newt Gingrich.
Paul Hines nuk eshte i vetmi qe ka nderruar preference. Vete Guvernatori Perry e pohon se nuk ka dale mire ne kete fushate.
Per kete arsye po pezulloj fushaten dhe shpreh perkrahjen time per Newt Gingrich si president. Une mendoj se Newt Gingrich eshte nje konservator me vizion i cili mund ta transformoje vendin. Kemi pasur mospajtime te cilat jane te paevitueshme gjate nje fushate. Newt nuk eshte i persosur por cili nga ne eshte
Zoti Gingrich po ben fushate energjike ne Karolinen e Jugut dhe anketat tregojne se ka ngushtuar diferencen me kandidatin me te forte Mitt Romney
Por edhe ne keto momente force per zotin Gingrich ka plot pyetje per jeten e tij personale. Nje gje e tille e shqeteson Kit Boan votues konservator.
Me pelqen shume Newt Gingrich. Por kjo intervista e re me gruan e tij te dyte eshte shume e demshme nese eshte sado pak e vertete.
Ne intervisten qe dha ish-bashkeshortja e tij Marianne ngre pretendimin se ai i kishte kerkuar te pranonte faktin qe ai kishte nje te dashur Calista-n e cila tani eshte gruaja e tij e trete e pandare prej tij gjate gjithe fushates. Votuesi Boan thote se i pelqen Newt Gingrich por do te votoje per Rick Santorum ish-senator nga Pensilvania i besimit katolik i martuar me 7 femije.
Do te votoj si me thote ndergjegja. Mendoj se askush nuk eshte i persosur por te pakten Rick Santorum besoj se eshte me prane menyres si mendoj une ne lidhje me vlerat e familjes.
Votuesit ne Karolinen e Jugut ende nuk kane zgjedhur nje kandidat te vetem. Deri ne momentin kur u terhoq zoti Perry konservatoret anonin nga zoti Romney ndersa pjesa tjeter e votes ishte e ndare mes zotit Santorum dhe Newt Gingrich.
Aktivisti kunder abortit Johnny Gardner mendon se nje kandidat tjeter eshte zgjedhja me e mire
Do te votoj per Ron Paul. Mendoj se ai eshte i vetmi kandidat i Partise Republikane qe ka nje plan per te nxjerre jashte ligji abortin.
Shume konservatore ne ceshtje sociale si dhe votues te prire nga parimet fetare pritet te luajne rol kryesor ne zgjedhjet e Karolines se Jugut.
Pedagogia e Universitetit Amerikan Jennifer Lawless thote se pritet te shihet nese keta konservatore do te mbeshtesin zotin Romney
Zoti Romney doli mir mes konservatoreve ne Nju Hempsher. Nuk ishin vetem te moderuarit qe e mbeshteten. Nese konservatoret ne Karolinen e Jugut e mbeshtesin ky do te ishte nje sinjal i qarte se elektorati konservator po grumbullohet rreth tij dhe do te jete praktikisht e pamundur qe ndonje kandidat tjeter te siguroje emerimin.
Por zgjedhjet ne Karolinen e Jugut jane vetem nje hap tjeter ne fushate. Kandidatet dhe votuesit do te hedhin syte se shpejti nga Florida ku zhvillohen zgjedhjet ne fund te muajit.