E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gingric hedh poshte me indinjate pyetjet e hapjes se debatit lidhur me martesat e tij

Pretendenti republikan per president Njut Gingric u gjend perballe pyetjeve te veshtira per martesat e tij ne debatin e zhvilluar mbreme ne Karolinen e Jugut. Ai hodhi poshte thenien se i kishte kerkuar ish-gruas te tij te dyte ta lejonte te kishte nje martese te hapur nderkohe qe kishte marredheniie me nje nga anetaret e stafit ne vitin 1999.

Ish kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve te Kongresit amerikan i tha moderatorit te debatit Xhon King se ishte indinjuar qe e filloi debatin me nje teme te tille.

Gingric sulmoi gjithashtu median elitiste sic e  karakterizoi ai duke e quajtur ate destruktive armiqesore dhe negative. Ai tha se historia e marteses se dyte te tij eshte fallso dhe tha se kanali televiziv ABC qe njoftoi per keto akuza refuzoi te fliste me bashkepunetoret e tij per kete ceshtje.

Vetem kater kandidate republikane jane ende ne gare per te sfiduar Presidentin Barak Obama ne muajin nentor. Guvernatori i Teksasit Rik Peri u margua nga gara disa ore para debatit per shkak te mbeshtetjes se vogel qe mori ne votimet paraprake ne Ajova dhe Nje Hempsher duke lene ne gare Gingricin kongresistin nga Teksasi Ron Pol ish guvernatorin e Masacusets Mit Romni dhe ish senatorn nga Pensilvania Rik Santorum.

Romni u mbrojt ndaj akuzave se ai kishte shkurtuar vendet e punes kur ishte ne krye te nje firme investimesh qe kishte blere nje kompani tjeter. Ai tha se ne fakt i kishte ndihmuar kompanite te krijonin vende pune dhe se nuk kishte pse te kerkonte te falur se kishte qene nje biznesmen i sukseshem.

Santorum dhe Romni kritikuan Ron Polin per planet e tij per te shkurtuar shpenzimet ushtarake ndersa te gjithe kandidatet kritikuan planin e Presidentit Obama per kujdesin shendetesor dhe bene thirrje per ndalimin e imigracionit te paligjshem.

Votimet paraprake ne Karolinen e Jugut mbahen te shtunen. Sondazhet e fundit tregojne se Mit Romni eshte ne krye ndersa Gingric eshte gjithashtu ne ngritje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›