SHBA Jemi gati te perballemi me kercenimin e Iranit
Shtetet e Bashkuara thone se forcat e tyre ushtarake ne rajonin e Gjirit Persik jane te pergatitur per tiu pergjigjur nje kercenimi qe mund te vije nga Irani. Zyrtaret e larte iraniane kane thene se ata mund te mbyllin ngushticen e Hormuzit nje hap ky qe do te pengonte furnizimet me nafte ne shkalle boterore.
Flota e 5-te e Marines amerikane ne Bahrein eshte nder perqendrimet me te medha ushtarake qe Shtetet e Bashkuara mbajne si baze te perhershme ne rajon e gatshme per tu pergjigjur nese tensionet me Iranin shkallezohen ne veprime te drejtperdrejta ushtarake.
Keto manovra ushtarake iraniane synojne te tregojne forcen e Teheranit.
Por analistet thone se pas shume vite sanksionesh nderkombetare Irani do ta kete te veshtire te beje lufte me mjetet e tij ushtarake te vjeteruara.
Nje pjese e mire e pajisjeve te tyre jane qe nga koha e Shahut. Te tjerat jane importe me cilesi te dobet nga Kina dhe Rusia. Irani thuajse nuk ka fare raketa moderne toke-ajer. Pothuajse te gjitha anijet e tij te medha jane te kohes se Shahut thote analisti Anthony Cordesman.
Keto dobesi e nuk e kane penguar Iranin te beje kercenime se do ta mbylle ngushticen e Hormuzit. Irani paralajmeroi gjithashtu aeroplanmbajtesen amerikane John Stennis te mos kthehet me ne Gjirin Persik.
Shtetet e Bashkuara thone se ka ende vend per diplomaci por forcat e tyre nuk do ta lejojne nje bllokade iraniane.
Ne nuk mund ta tolerojme Iranin te bllokoje ngushticen e Hormuzit kjo eshte nje vije e kuqe qe smund te shkelet thote Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta.
Irani ka shume arsye qe te mos angazhohet ne nje konfrontim ne shkalle te gjere me Shtetet e Bashkuara dhe aleatet e tyre por nese e ben kete zyrtaret amerikane thone se jane gati te kunderpergjigjen.