E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara virtuale

Facebook eshte shnderruar ne arene politike. Partite dhe kandidatet per deputete krahas angazhimeve ne fushate jane duke postuar ne kete rrjet social video e fotografi nga tubimet parazgjedhore si dhe postere e slogane. Kjo eshte menyra me e lire per te bere fushate por jo pak njerez po i irriton Nga Nebih Maxhuni me 05 dhjetor 2010 ne ora 1114

Partite politike ne vend jane duke perdorur cdo metode ne menyre qe te bindin sa me shume qytetaret e Kosoves qe te votojne kandidatet e tyre.
Pervec fushates qe po e bejne ne cdo cep te Kosoves bilbordave medieve te shkruara e elektronike zyrtare te partive politike kane zgjedhur edhe rrjetet sociale per te lobuar e bindur qytetaret qe te votoje kandidatet dhe partite e tyre.
Facebook eshte me i preferuari. Disa nga subjektet politike kane vendosur qe nepermjet lap-topeve aty per aty te publikojne ne kete rrjet sloganet fjalimet dhe fotografite nga tubimet zgjedhore.
Sapo futesh ne Facebook sheh video nga tubimet e partive politike postere kandidatesh per deputete faqe per 147pelqim148 grupe per t146iu bashkuar e thirrje nga partite qe te votohet ky ose ai numer.
Nuk mungojne as debatet e qytetareve te cilet nepermjet komenteve lavderojne ose shajne ndonje rival te partise tjeter. Por ka edhe raste kur krijohen grupe qe ben thirrje te mos votohet kandidati i ndonje subjekti politik per arsye te ndryshme.
Disa nga kandidatet per deputete ne Facebook kane vendosur posteret e tyre bashke me numrin e partise madje e shpjegojne edhe menyren se si te votohet per ta.
Aty kandidatet kane vendosur edhe te dhena personale si dhe pershkrimin per kontributin e dhene para gjate dhe pas luftes.
Me te shpejtit per te postuar video fotografi dhe fjalime te tubimeve zgjedhore duket te jene njerezit nga Levizja Vetevendosje.
Zyrtare te saj kane angazhuar njerez qe perderisa Albin Kurti ose dikush nga Vetevendosje te mbaje fjalim ne cdo tubim ai te publikohet ne Facebook aty per aty.
Erzen Vraniqi nga zyra per media e Vetevendosjes thote se kjo levizje ka perdorur edhe me heret rrjetet sociale perfshire ketu edhe FCB per t146i informuar simpatizantet e vet rreth aktiviteteve te saj.
Edhe para se Vetevendosje te garoje ne zgjedhjet e 12 dhjetorit sipas tij ata kane shfrytezuar kete rrjet social meqe e kane pasur me veshtire te depertojne ne media.
147Per te gjitha aksionet qe kemi marre ne kemi postuar materiale nga aktiviteti jone ne menyre qe njerezit qe perdorin FCB te njoftohen rreth zhvillimeve148 thote ai.
Vraniqi ka treguar se materialet nga fushata parazgjedhore per zgjedhjet e 12 dhjetorit publikohen nga vendi ku Vetevendosje mban tubim zgjedhor.
147Ne kemi te angazhuar njerez qe sloganet fotografite dhe fjalimet ti postojme ne FCB nga vendi i ngjarjes148 thote ai.
Kjo levizje ne 147llogarine148 e saj ne Facebook ka 66 mije persona qe pelqejne fotografite sloganet dhe fjalimet e lidereve te saj.
Pervec Vetevendosjes edhe partite tjera politike si Partia Demokratike e Kosoves Lidhja Demokratike Aleanca per Ardhmerine e Kosoves Aleanca Kosova e Re FER e te tjera bejne fushate parazgjedhore ne Facebook.
Besnik Tahiri nga AAKja thote se te gjithe kandidatet per deputete nga radhet e AAK-se jane duke perdorur FCBne.
Sipas tij kjo po behet per postimin e mesazheve per te miren e vendit dhe ne perkrahje te liderit te partise Ramush Haradinaj.
147FCB si rrjet sociale komunikimi eshte duke u perdorur nga kandidatet per deputete te AAK146se kryesisht me postimin e mesazheve per te miren e vendit numrin e partise dhe per perkrahje te Ramushit Haradinajt148 thote ai.
Tahiri pohon se nepermjet FCB individualisht kandidatet jo vetem te AAK146se por edhe te partive te tjera jane duke kerkuar qe te marrin besimin e qytetareve.
147Facebooku po perdoret per te marre besimin individualisht kjo eshte vetem njera nder format qe po perdorim edhe pse nuk dihet ndikimi i drejtperdrejte te elektorati por eshte mundesi e mire per komunikim148 thote ai.
Por postimet ne profilet e tyre ne FCB nga ana e partive politike dhe kandidateve per deputete kane irrituar nje pjese te madhe te qytetareve te Kosoves.
Ata thone se gjate fushates ne TV nuk kane se cfare te shikojne pervec fushates dhe debateve politike.
147E vetmja faqe qe ka pasur pak atraksion eshte bere bajat keto dite te fushates meqe FCB eshte shnderruar ne politike148 thote Artan Krasniqi nga Prishtina.
Madje ai eshte duke menduar qe perkohesisht ta mbylle profilin e tij ne kete rrjet social.
147Kam menduar ta mbylli deri pas zgjedhjeve meqe jam lodhur nga sugjerimit pelqimet dhe faqet qe me vijne nga shoqeria per te votuar ose pelqyer lidere ose kandidate te ndonje partie148 thote ai.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›