Priten te tjera vershime

Nga reshjet e medha jane vershuar disa rajone ne Kosove. Instituti Hidrometeorologjik i Kosoves paralajmeron rrezikun nga vershime te tjera. Me te rrezikuarat mbesin zonat ne rajonin e Dukagjinit. Ne fillim te javes se ardhshme pritet te kete edhe reshje bore.
Nga Express me 05 dhjetor 2010 ne ora 1122
Temperaturat do te bien ndjeshem edhe ne vendin tone. Reshjet e shiut do te vazhdojne gjate tere fundjaves. Instituti Hidrometeorologjik i Kosoves paralajmeron rrezikun nga vershimet.
Ne fillim te javes se ardhshme pritet te kete edhe reshje bore. Nderkohe ne Evrope vetem gjate 24 oreve jane shenuar 12 viktima te reja nga acari. Temperaturat do te bien gjate diteve ne vijim ne minus grade perderisa me te rrezikuara nga vershimet mbesin zonat ne rajonin e Dukagjinit.
Drejtori i Institutit Hidrometeorologjik te Kosoves Syle Tahirsylaj thote se ne ditet e ardhshme vendi do te jete nen ndikimin e masave ajrore me nje shkalle te larte te lageshtise. Edhe ne rajon reshjet e shiut kane shkaktuar rritje te niveli te ujit ne lumenj.