Perleshje fizike ne LDK
Aktiviste te Lidhjes Demokratike te Kosoves jane perleshur fizikisht te shtunen mbrema ne shkollen fillore 147Hilmi Rakovica148 ne rrugen Vellezerit Fazliu ne Prishtine gjate nje tubimi elektoral te kesaj partie.
Burime te Express thone se incidenti ndodhi pikerisht ne castin kur para mases ka dale Ismet Beqiri Sekretar i Pergjithshem i LDK146se.
Nje zyrtar i LDK146se ne kushte anonimiteti tha se dy persona nga turma kane filluar ta fyejne z.Beqiri dhe me kete rast simpatizante te Sekretarit te Pergjithshem kane filluar t146i grushtojne ata.
147Ne rrahje jane perfshire shume persona. Tubimi eshte nderprere dhe dy djem jane derguar me urgjence ne QKU si pasoje e plageve te marra148 ka thene per gazeten zyrtari i LDK146se qe foli ne kushte anonimiteti.
Incidenti eshte konfirmuar edhe nga Policia e Kosoves.
Baki Kelani Zedhenes i Policise tha se rasti eshte ne procedure e siper dhe vetem gjate dites se diel mund te merren informacione me te sakta rreth ketij incidenti.
147Rreth ores 1900 kemi marre nje informate se ne rrugen Vellezerit Fazliu dy persona kane marre goditje nga disa persona te tjere dhe jane derguar ne emergjence ne QKU. Ne i kemi derguar njesitet tona ne terren per te marre vesh se per cfare behet fjale. Tash per tash nuk mund te them asgje me teper148 ka thene Kelani per Express.
Ky eshte incidenti me i madh gjate fushates se sivjetshme per zgjedhjet nacionale.
Gazeta Express ka tentuar te kontaktoje me Ismet Beqirin apo me zyrtare tjere te LDK146se te pranishem ne kete tubim por kjo ka qene e pamundur.