E Shtunë, 31 Tetor 2026

Garancite e huave, rregulla te reja

Garancite ne pasuri te paluajtshme qe vene klientet per te perfituar kredi ne banka do te perforcohen edhe me shume. Banka e Shqiperise me qellim qe te frenoje kredine me risk dhe ne te njejten kohe per t'i paraprire krizes globale do te forcoje edhe me tej rregulloren per kolateralin. Rregullat per garancite bankare qe tashme jane te fragmentarizuara ne rregullore te ndryshme do te harmonizohen ka lajmeruar Banka e Shqiperise. Ne kete aspekt do te kete rregulla dhe monitorime me te forta edhe per kredine konsumatore pasi kjo pjese e huas qe bankat japin per ekonomine, nuk kthehet me se shumti. Ekzistenca e kolateralit ne nje vlere te mjaftueshme, siguron rikuperimin e plote ose te pjesshem te kredise, ne rastin ekstrem te paaftesise se plote paguese te kredimarresit, per pjesen e kredise se mbetur. Sipas te dhenave paraprake dhe te peraferta, vlera e atyre kredive per te cilat ekziston kolaterali, rezulton rreth 58 per qind e vleres se pergjithshme te portofolit te kredise, ne fund te muajit mars 2008. Kjo vlere eshte e konsiderueshme, por Banka e Shqiperise duket se do te forcoje edhe me tej mbikeqyrjen dhe rregullat per garancite. Problem ne kete aspekt mbeten titujt e pronesise te cilat ne disa rate jane edhe fiktive, qe klientet i perdorin per te marre kredi ne banka. Pesha kryesore e kredive te sistemit rezulton e dhene per individet afersisht 21.4 per qind. Per vitin 2008, bankat raportojne, procedurat dhe politikat per miratimin e kredive te reja per blerjen e banesave, do te vazhdojne prirjen lehtesuese, ndersa procedurat per kredite konsumatore do te shtrengohen me tej. Gjithashtu, kerkesa pritet te jete e larte, ndonese jo ne te njejtat nivele me ato te fundit te vitit 2007. Sipas Bankes se Shqiperise, bankat kane raportuar lehtesim te procedurave dhe te politikave ne procesin e miratimit te kredive te reja per blerje te shtepive. Vetem 2 nga bankat e vrojtuara, qe zoterojne rreth 27 per qind te tregut, raportojne per shtrengimin e procedurave per kredite per shtepi, ndersa pjesa tjeter i ka lehtesuar ose nuk i ka ndryshuar ato. Nderkaq, ne procesin e kreditimit te individeve me kredi per konsum, bankat kane ndjekur nje politike shtrenguese. Sjellja e bankave ne rastin e kredive per konsum ka qene me e larmishme, megjithate shtrengimi i procedurave te kreditimit prej 3 bankave qe zene 42 per qind te tregut ne kete segment, ka percaktuar kahun e balances. Rritja e kredive me probleme ne disa prej bankave, ka qene nje faktor shume i rendesishem ne shtrengimin e procedurave te kredive per individe.

B.Hoxha


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›