Garanton të ardhmen me Shqipërinë

Nuk ka udhëtuar drejt Norvegjisë për eliminatoren e Oslos për mosplotësimin në kohë të dokumentacionit, por premton se do të jetë i gatshëm për miqësoren me Lituaninë që do të zhvillohet më 26 mars në Qemal Stafa. Valdet Rama, prurja më e rë në kombëtares shqiptare, i pranishëm në stadiumin e Prishtinës për takimin Feronikeli – Trepca u shpreh në një intervistë ekskluzive për Supersport Kosovën se pret të debutojë pas disa ditësh me kuqezinjtë.
Rama shpjegoi se është bindur nga Xhani De Biazi për të luajtur me Shqipërinë, pasi u takua nga trajneri Italian mënjehërë pas transferimit të tij në Spanjë te Vajadolit.
23-vjecari është i lumtur që luan në Spanjë në një kampionat që e konsideron më të fortin në botë./Indeksonline/