Kemi yje të klasit botëror

Prej disa sezonesh Bayern i Mynihut ka fituar statusin e një prej ekipevemë të frikshme në Evropë. Arritja në finalen e Champions League dy herë në tre sezonet e fundit, ka bërë që vëmendja e botës së futbollit të kthehet tek skuadra bavareze. Presidenti Uli Hoenes është i bindur se Bayern është një ekip i mbushur me yje, aq sa në të do të kishte vend vetëm për një ose dy futbollist nga dyshja spanjolle Real madrid – Barcelona, duke theksuar se tashmë bavarezët janë në të njëjtin nivel me këto ekipe.
Uli Hoeness
Mendoj se ka një ose dy futbollistë të Barcelonës dhe Real madrid që mund tëluanin në formacionin titullar të Bayernit. Mendoj se nga futbollistët spanjoll do të merrja Inestën dhe Jordi Alban, megjithatë dua të them që ne kemi futbollsitë shumë të mirë në skuadër.
Kjo deklaratë e presidentit bavarez vjen pasi janë të shumtë emrat e lakuar në Spanjë si përforcime për Bayernin sezonin e ardhshëm. Ardhja e Pep Guardiolës në drejtimin e skuadrës si dhe shuma e vendosur në dispozicion të tij për merkaton bën të mundur që të aludohen emra të shumtë të Barcelonës dhe Realit si blerjet e mundshme./Indeksonline/