E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndaj Norvegjisë, provë personaliteti

Kombëtarja shqiptare zbarkon në tokën nordike pa bujën e zakonshme por me premtimin se përpjekjet për një rezultat pozitiv do të jenë maksimale. Optimizmi tek kuqezinjtë është vënë re gjatë stërvitjeve të fundit por edhe në konferencat për shtyp, ku misioni për të dalë me pikë nga stadiumi ulevall nuk duket i pamundur. Përpara nisjes për në norvegji trajneri i kombëtares shqiptare giani de biazi ka qëndruar në të njëjtin drejtim me futbollistët, duke shpresuar që në fushë djemtë e tij të interpetojnë sa më mirë detyrat.

"Shkojmë me mendimin për të bërë më të mirën dhe për të marë rezultat, pastaj do të jetë fusha ajo që do tregojë se kush ishte më i miri ne apo kundërshtari. Jemi mirë fizikisht, skuadra ka punuar mirë këto ditë. Shpresojmë që të bëjmë një paraqitje të mirë nesër, sepse kemi nevojë. Nuk duhet ti bëjmë asnjë dhuratë kundërshtarit në cdo këndvështrim."

Ajo që i mungon kombëtares shqiptare është mentaliteti i duhur në transferta, duke qënë se skuadra ndërron fytyrë nga ndeshjet në shtëpi me ato jashtë saj. Larg publikut kuqezinjtë duken të ndrojtur dhe të dorëzuar që në mendim. Megjithatë de biazi mendon se në oslo ekipi dueht të tregojë identitetin e vet dhe të matet si i barabartë me kundërshtarin.

"Mentaliteti është që të zbresim në fushë për të luajtur ndeshjen tonë, duhet të kemi respekt por jo frikë për kundërshtarin. Duhet të luajmë sic dimë vetë, të evitojmë situatat e rrezikshme dhe të shfrytëzojmë momentet që do të krijojmë. Kjo është një provë personaliteti dhe skuadra duhet të tregojë identitet dhe se në fushë mund të jetë e barabartë me të gjithë."

Sfida ndaj Norvegjisë cilësohet si një prove personaliteti por edhe një sfidë e rëndësishme, për të mos hedhur tutje sezonin kur jemi në mesin e tij./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›