Garat në pistë, Britania e Madhe kthehet tek e arta

Çiklizmi në pistë, i cili ka mbërritur në ditën e parafundit të Botërorit, ka dhënë medaljet e radhës të arta. Kështu në garën me pikë individuale për femra, Lotte Kopecki e Belgjikës ka marrë vendin e parë, ndërsa pas saj Baker e Australisë dhe Ushino e Japonisë.
Por ndërkohë është kthyer Britania e Madhe te medalja e artë. E kjo në garën ekipore mikes teksa ka zënë vendin e parë duke mbërritur në numrin tetëmbëdhjetë të medaljeve të arta. Pas Britanisë së Madhe Italia dhe Malejzia. Medalje të arta gjithnjë në garat e pistës gjatë së martës kanë marrë dhe Kina e Holanda.
Garat në pistë përfundojnë të mërkurën, ndërsa më pas do të vijohet me garat e rrugës kronometri individual për të gjitha kategoritë e femrave dhe meshkujve, si dhe rezistenca. Dhe ky Botëror e ul siparin e tij të dielën, ndërsa ishte një eveniment që mbajti gjallë të gjitha emocionet në Gllazgou.